Leku shënon ditën e parë negative në një muaj
Leku shqiptar pësoi një dobësim të papritur dhe të konsiderueshme kundrejt të gjitha monedhave kryesore gjatë ditës së djeshme, bëhet e ditur nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Euro u forcua me 0.7 për qind dhe u kuotua në 130.03 lekë dje, kuota më e lartë e shënuar në një javë. Dollari fitoi 1.67 për qind dhe u këmbye për 100.33 lekë. Leku qe forcuar gradualisht, por në mënyrë të vazhduar që nga data 26 mars kundrejt euros. Dita e djeshme qe e para negative për monedhën kombëtare në gati një muaj.
Gjatë javëve të fundit, leku qe forcuar në mënyrë të kontrolluar, ndihmuar edhe nga tërheqja e përkohshme e monedhës vendëse nga tregu përmes ankandeve të bonove të thesarit. Zakonisht, leku forcohet gjatë ditës së parë të javës për shkak se bankat përgatiten për të marrë pjesë në ankandet e bonove që zakonisht zhvillohen ditën e martë. E marta e djeshme, në fakt qe pushim.
Leku ka qenë i qëndrueshëm gjatë viteve të fundit, por u nënçmua me 7 për qind kundrejt euros gjatë muajit shkurt. Nënçmimi i shkurtit qe lëvizja më e madhe e regjistruar në këtë treg në shumë vite. Ekspertët thanë se kombinimi i të ardhurave të pakta nga emigrantët gjatë Vitit të Ri me tërheqjen e fitimeve nga disa korporata të huaja, solli edhe nënçmimin e shpejtë të lekut. Banka e Shqipërisë këshilloi për bizneset e huaja të përdorin "kontratat e së ardhmes" si një instrument që mund të shmangë luhatjet e forta. Rënia e vlerës së lekut prodhon ulje të fitimeve për investimet e huaja dhe rritjen e fitimeve për kompanitë eksportuese. Kontratat e së ardhmes janë porosi paraprake që blerësit u japin tregtarëve të valutës për një transaksion që mund të realizohet në të ardhmen.