Miratohen për 3 minuta "taksat vendore"
Me numër të kufizuar deputetësh, të dyja komisionet parlamentare, i Ekonomisë dhe i Ligjeve, kanë miratuar me shpejtësi rekord projektligjin "Për sistemin e taksave vendore", i propozuar nga Këshilli i Ministrave. Opozita nuk ka marrë pjesë në komisionin parlamentar për ekonominë dhe financat, sikurse e kishte paralajmëruar, duke vënë në vështirësi kryetarin Edmond Spaho në krijimin e numrit të nevojshëm të votave. E njëjta situatë ka ndodhur te Ligjet, ku për shkak të kuorumit u krijuan vonesa deri në gjetjen e zëvendësuesve. Ashtu si kishte kërkuar Kryeministri, projektligji "Për taksat vendore" është miratuar me shpejtësi të madhe nga deputetë të mazhorancës. Me sugjerimin e Berishës, "të miratohet me procedurë të përshpejtuar", anëtarët e djathtë të komisionit nuk kanë bërë asnjë pyetje rreth përmbajtjes ose efekteve të ligjit, por kanë ngritur kartonin me votën pro, duke e miratuar brenda 3 minutash, pa asnjë diskutim. Debatet e forta mes Kryeministrit dhe kreut të PS-së janë bërë më të forta ditët e fundit, kur palët akuzojnë njëra-tjetrën se po rrisin taksat për biznesin e vogël.
Skema
Një biznes i vogël me xhiro vjetore deri në 2 milionë lekë, parapaguan një taksë për efekt tatimfitimi prej 45 mijë lekësh. Veç kësaj takse për vitin 2009, ky biznes, nëse është një shitës me pakicë, do të paguajë në bashki edhe 10 mijë lekë taksë gjelbërimi, plus 10 mijë lekë tarifë pastrimi, që në total shkojnë rreth 65 mijë lekë. Por me kufizimin aktual që bën ligji i ri, biznesi do të paguajë vetëm 45 mijë lekë tatimfitimi, plus 4500 lekë taksë gjelbërimi dhe tarifë pastrimi, që në total shkojnë 49500 lekë, nga 65 mijë që ishin. Për kategorinë e bizneseve me xhiro nga 2 deri në 3 milionë lekë, taksat vendore janë aktualisht 68 mijë lekë, që do të thotë se të gjitha tarifat dhe taksat e tjera që mund të vendosë pushteti vendor nuk mund ta kalojnë nivelin 6800 lekë, ndaj në total ky biznes do të paguajë 74 mijë e 800 lekë, nga 88 mijë që do paguante sipas ligjit ekzistues.
Shpejtësia
Ligji që kufizon bashkitë dhe komunat në politikat e taksave për biznesin e vogël mbërriti të premten në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm dy ditë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave. Ky është ndër rastet e pakta kur qeveria, për interesa politike, nxiton të miratojë një projektligj që kufizon bashkitë dhe komunat në drejtim të politikave fiskale. Konkretisht, bëhet fjalë për taksën mbi tatimfitimin e biznesit të vogël, i cili është bërë 10 për qind, nga 1.5 për qind që ishte mbi të gjithë xhiron vjetore. Ndryshimet e këtij ligji erdhën pas debateve të ashpra, ku bashkia thotë se nuk ka rritur taksat, por ka prekur vetëm tarifat, në raport me përmirësimin e shërbimit, kurse qeveria pretendon se bizneset e vogla po paguajnë më shumë se sa duhet.
Sipas ligjit ekzistues, pushteti lokal ka të drejtë që ta ndryshojë nivelin e taksës për biznesin e vogël në kufirin plus-minus 30 për qind. Brenda këtij kufiri, qeveria u la të drejtë vendorëve që të lëvizin, sipas prioriteteve që kanë, duke respektuar edhe qëllimin e decentralizimit. Sipas qeverisë, në një kohë kur bashkitë dhe komunat kanë rritur ndjeshëm tarifat ndaj bizneseve, në të vetmen mënyrë ku duhet ndërhyrë është niveli i kufirit të taksës, e cila tashmë propozohet të bëhet "plus 10 për qind dhe minus 30 për qind". Pra, bashkitë dhe komunat nuk kanë të drejtë që t‘i ulin taksat më shumë se 30 për qind dhe njëkohësisht nuk kanë të drejtë që t‘i rrisin më shumë se 10 për qind, kur më parë ishte 30 për qind.
Nisma është marrë personalisht nga Kryeministri Berisha, duke u nisur, sipas tij, nga ankesat e shumta të biznesit të vogël, që në shumicën e rasteve mbërrijnë me sms në celularin e tij.