E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku vijon të forcohet ndaj euros me ritëm të moderuar

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Forcimi i monedhës vendase ndaj euros ka vijuar edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit, megjithëse me një ritëm dukshëm më të moderuar krahasuar me muajt e mëparshëm.

Sipas të dhënave të tregut valutor, kursi i këmbimit euro/lek ra në një mesatare prej 97,1 lekësh në shtator, nga 98,1 lekë që ishte regjistruar në qershor.

Gjatë kësaj periudhe, ritmi mujor i mbiçmimit të lekut ndaj euros u stabilizua rreth nivelit 0,3%, një dinamikë e ngjashme me atë të tremujorit të dytë. Ndërkohë, mbiçmimi vjetor i monedhës vendase mbeti në nivele relativisht të ulëta, duke arritur mesatarisht 2,5%.

Në tre javët e para të tetorit, euroja vazhdoi të këmbehej pranë mesatares së 96,7 lekëve, duke reflektuar një tendencë të mëtejshme të forcimit të lekut, ndërsa mbiçmimi vjetor zbriti në rreth 2,0%.

Artan Gjergji, ekspert i tregut, u shpreh për ATSH-në se luhatjet e kursit po ndikohen nga faktorët e brendshëm ekonomikë, prurjet valutore dhe kërkesa e ulët për valutë të huaj.

Ndërkohë, ecuria e mëtejshme e këmbimit pritet të varet nga dinamika sezonalitetit, zhvillimet në tregjet financiare dhe flukset e investimeve.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›