E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria e Parr'it

Pas suksesit që pati në Galerinë e Arteve në Tiranë, fotografi i njohur britanik, Martin Parr, e vendos ekspozitën e tij në qytetin e Durrësit. Njëzetë vite më parë, ai vizitoi dhe fotografoi Shqipërinë e asaj periudhe, duke krijuar një galeri të veçantë peizazhesh dhe portretesh nga gjashtë qytete të Shqipërisë, mes të cilëve dhe Durrësi.

Këtë fundjavë u çel në Durrës ekspozita fotografike që përmbledh koleksionin me titull “Shqipëria”. Ky koleksion fotografik do të qëndrojë i ekspozuar për publikun artdashës në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në muajin dhjetor. Organizatorë të kësaj ekspozite janë Këshilli Britanik dhe Bashkia e Durrësit, të cilët kanë ftuar artdashësit jo vetëm të shohin koleksionin me foto nga vendi ynë, por edhe të përfshihen në një eksplorim fotografik të të njëjtave vende dhe portreteve në ditët e sotme, duke marrë pjesë në konkursin më të ri të fotografisë dixhitale të “British Council Albania”.

Ekspozita është vizituar dhe nga përfaqësuesja e Këshillit Britanik në Shqipëri, e cila i ftoi artdashësit jo vetëm të shohin koleksionin, por edhe të përfshihen në një eksplorim fotografik të të njëjtave vende dhe portrete në ditët e sotme, duke marrë pjesë në konkursin më të ri të fotografisë dixhitale të ‘British Council Albania’. Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, shprehu bindjen se fotot e sotme do të mund të fshijnë trishtimin dhe keqardhjen që shkaktojnë fotot e Martin Parr për realitetin e vitit ‘90.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›