Moti i keq pengon gazsjellësin
Plani për të përfunduar studimin e nëndetit për ndërtimin e një gazsjellësi mes Shqipërisë dhe Italisë është vonuar për dy muaj si pasojë e motit të keq në Adriatik, njoftoi media e rajonit, duke cituar një deklaratë të kompanisë “Falcione”. Kompania është licencuar vitin e kaluar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një rigazifikuesi në Seman dhe një gazsjellësi me kapacitet 8 miliardë metër kub. Licencat e dhëna nga qeveria shqiptare kanë zakonisht afat njëvjeçar dhe që të gjitha pa përjashtim kanë fituar shtyrje afati.
#