E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku në rekord të ri negativ

Leku shqiptar vijoi të humbë terren dje, pasi ka shënuar kundrejt euros vetëm një ditë pozitive në dy javë. Një euro kushtoi dje 139.29 lekë, ndërsa një dollar 99.97 lekë, sipas kursit mesatar të Bankës së Shqipërisë, ku raportohet situata e paradites. Në tregun ndërbankar, euro u këmbye për 139.5 lekë. Leku ka humbur 0.99 për qind të vlerës së vet që nga fillimi i këtij viti dhe 12.7 për qind kundrejt janarit të vitit 2008. Dje u shënua një rekord i ri negativ i lekut kundrejt euros, që nga viti 2003.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›