Bekenbauer: Riberi do të ikë
Frenk Riberi largohet gjithnjë edhe më shumë nga Bajern Mynih. Deklaratat e fundit të asit francez, që ka kritikuar hapur shokët e skuadrës se nuk e kanë mbështetur si duhet, janë për presidentin Franz Bekenbauer një sinjal i qartë i lamtumirës. "Frenk i thotë këto me një objektiv të qëllimtë, shpjegon ‘Kaiser‘ për ‘Bild‘. Është gjithmonë problem kur një lojtar dëshiron të ikë dhe i drejton pistoletën pjesës tjetër të klubit. Bajerni prej kohësh varet prej tij", ka përfunduar Bekenbauer. Fjalët e drejtuesit të lartë bavarez duken si një parapritë që i bëhet shitjes së mundshme të lojtarit në qershor.