E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëkundje tërmeti në Tiranë, epiqendra në Maqedoni

Lëkundje tërmeti janë shënuar sërish në Tiranë. Edhe pse qendra e tërmetit ka qënë në Maqedoni lëkundjet janë ndiher edhe në disa qytete të Shqipërisë si në Tiranë, Elbasan dhe Dibër.
 

Tërmeti është ndiher rreth orës 12:20 ndërsa epiqendra e tij ka qënë 15 km larg qytetit të Ohrit, me një magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter.
 

Më tepër tërmeti është ndjerë në rajonin e Strugës, Ohrit dhe Pogradecit, por ende nuk ka informacione për dëme të shkaktuara.
 

Një tërmet me magnitudë 3. 2 ballë të shkallës rihter u shënua një javë më parë në kryeqytet ku epiqendra e tërmetit ishte 6 km larg Tiranës, pranë Kamzës.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›