E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kapet i kërkuari për vrasje në Itali

Kapet nga policia e Tiranës një 25-vjeçar i cili kërkohej nga drejtësia italiane për vrasje.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 25-vjeçari Fatjon Abdyli i cili ishte dënuar me 10 vjet burgim për vrasje me dashje nga Gjykata e Firences në Itali ndërsa ishte dënuar më parë edhe për "fallsifikim të dokumentave zyrtare".
 

Sipas policisë kapja e tij u realizua në Yrshek Kashar nga strukturat për Krimet e Renda Tiranë, ndërkohë që materialet do t`i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›