E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudan, 30 viktima nga dhuna në Abyei

Abyei për shumë kohë është parë si një pikë zjarri për përtëritjen e dhunës mes Veriut dhe Jugut, ngase ndodhet në kufi dhe pretendohet nga të dyja palët.

Një raport thekson se 20 policë janë vrarë, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Raportimet e dhunës vijnë në ditën e dytë të referendumit në Sudanin e Jugut, nëpërmjet të cilit banorët do të japin verdiktin e tyre lidhur me pavarësimin nga Veriu.

Referendum ishte pjesë e marrëveshjes së vitit 2005, e cila i dha fund luftës civile 20-vjeçare mes Sudanit Jugor dhe Verior.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-10 19:01
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›