E Diel, 1 Nëntor 2026

Lendet me zgjedhje, koeficientet per 38 lendet me zgjedhje Luljeta Ndoka

it dhe Shkences ka publikuar koeficientet e lendeve me zgjedhje dhe ata te llojit te shkolles se mesme. Koeficientet e lendeve me zgjedhje jane te ndryshme ne varesi te deges qe te rinjte preferojne te nisin studimet e larta. Keshtu, domosdoshmerise per t'i pasur ne dore keta koeficiente, MASH i eshte pergjigjur shpejt, duke qene se dje filloi plotesimi i formularit A1 dhe A1Z. Per te vleresuar nje lende universitete mund te perdorin pese te tille: 1; 1.1; 1.2; 1.3 dhe 1.4. Lenda, qe nje fakultet e vlereson me pak per shkak se nuk ka shume afersi me profilin e saj, i jepet koeficienti me i vogel, pra ai 1 dhe keshtu me radhe, ndersa lenda qe vleresohet me shume nga fakulteti merr edhe koeficientin maksimal, ate 1.4. Koeficientet e lendeve me zgjedhje jane te rendesishem per maturantet, pasi, para se te shenojne lendet qe do te japin provim me deshiren e tyre, duhet te dine edhe se cfare note i jep secili fakultet kesaj lende. Ta zeme nese nje maturant do te nise studimet e larta te Ekonomiku prane UT-se, dhe merr si lende me zgjedhje Biologjine e thelluar e ka koeficientin 1.4, por nese do te nise studimet te Historia e UT-se dhe zgjedh po Biologji e Thelluar e ka koeficientin 1.1 dhe kjo diference koeficientesh, krijon nje diference prej 300 pikesh ne renditjen perfundimtare. Nderkohe qe po dje MASH ka publikuar edhe koeficientet e llojit te shkolles se mesme, te cilet ashtu si ata te lendeve me zgjedhje jane 5, ku maksimali i jepet profilit te shkolles qe ngjan me shume me fakultetin qe ke zgjedhur dhe me i vogli atij qe ka me pak ngjashmeri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›