E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana nuk do t’i mungojë Sunderlandit

Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce thotë se skuadra e tij do ta përballojë mungesën e ish-kapitenit Lorik Cana, i cili befasisht u transferua gjatë kësaj vere në Turqi te gjiganti i këtij shteti, Galatasaray.

“Mendoj se jemi në rregull në repartin e mesfushës, sepse e kemi transferuar Cristian Riverosin për ta mbuluar mungesën e Canës. Nëse duhet të jem i sinqertë, ndoshta Loriku hasi në vështirësi me intensitetin fizik të Premierligës”, ka thënë Bruce për të përditshmen britanike ‘The Journal’.

“Unë jam përqendruar te pozitat e tjera të fushës, sepse nuk mendoj se mesfusha është prioritet. Ne kemi lojtarët Henderson dhe Meyler, të cilët ishin kompakt në sezonin e kaluar. Ndërsa, tash ka ardhur edhe Jack Colback. Jam i impresionuar me të tre këta djelmosha të rinj”, ka theksuar Bruce.

Lorik Cana kaloi gjatë këtij afati kalimtar kaloi në Galatasaray pas një viti të kaluar në Premierligën angleze, ku luante me Sunderlandin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›