Krocerat me turistë të huaj vizitojnë Sarandën
SARANDë- Ende pa nisur zyrtarisht sezoni turistik në qytetin e Sarandës tashmë kanë mbërritur dhe vizitorët nga vende të tjera. Paraditen e sotme 1920 turistë të huaj kanë zbarkuar në portin e Sarandës nga një krocerë e cila po viziton brigjet e Adriatikut dhe Jonit.
Turistët që kanë ardhur në Sarandë në vijim të guidës së tyre nga Italia, u janë ofruar disa destinacione. Ata kanë vizituar jo vetëm qytetin më jugor të vendit, por edhe zonat e përfshira në guida turistike si Kalaja e Lëkursit, qyteti antik i Butrinit, Syri i Kaltër e të tjerë. Pritet që gjatë muajve të verës numri i krocerave që ndalen në bregdetin e Sarandës të rritet duke shtuar njëkohësisht dhe numrin e vizitorëve të huaj të cilët jo gjithnjë e kanë herën e parë të ndalesës në Shqipëri.
(m.a/news24/BalkanWeb)