E Diel, 1 Nëntor 2026

Edukimi i fëmijëve të ngujuar, zgjidhje dhe interneti

Interneti duket se është zgjidhja që Ministria i Arsimit ka gjetur për të nxjerrë nga izolimi fëmijët e familjeve të ngujuara nga gjakmarrja. Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, tregon për Alsat projektin me të fundit të MASH-it.

"Nëpërmjet drejtorive rajonale, ku zhvillohen dhe ku janë këta fëmije, sidomos te pjesa e zonës verilindore, tiu japë mësues që janë të aftë të shkojë ti mbledhi dhe të bëjnë mësime, ose individuale, ose në grupime, që krijojnë mundësinë që të paktën fëmijët të jenë të aftësuar. është menduar që në fund cdo fëmijë të marrë certifikimin e deftesës për njohuritë që ka marr dhe ta mbrojë në fund me një diplomë që është e vlefshme për tu punësuar", tha Nora Malaj.

Aktualisht, një kontigjent i posacëm mësuesisht u japin mësim në kushtet e izolimit rreth 70 fëmijëve kryesisht në zonat verilindore të vendit. Zv. ministrja e Arsimit Nora Malaj, shprehet se është menduar edhe për njohjen e këtyre studimeve në kushte jo normale.

"Po mendohet që nëpërmjet një kompjuteri që do të instalohe te klasa ku fëmijët mund të ishin dhe një kompjuteri tjetër nëpërmjet sky, fëmija të orientohet, të mar pjesë virtualisht në orën e mësimit, dhe njëkohësisht të pyetet nga mësuesja dhe kështu ai vetëizolimi krijon një lloj hapësirë për tu bërë dhe ai pjesë ndërgjegjësuese dhe pjesë e pjesëmarrjes së aktivitetit të tij", tha Malaj. Fenomeni i gjakmarrjes i riaktivizuar gjatë dy dekadave të fundit nuk ka kursyer as fëmijët.

Guina Hoxha < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›