E Diel, 1 Nëntor 2026

Lënë spitalin Ushtarak edhe 3 studente të tjera. Ende në gjendje kome dy vajzat në Vjenë

28-05-2012 / Gazeta 55

Besiana Dani, Shegushe Hako dhe Anisa Çobo, 3 studentet e plagosura në aksidentin e Himarës lënë spitalin e Tiranës. Mjekët vlerësuan se gjendja e vajzave është përmirësuar ndjeshëm dhe mund të ndjekin kurat mjekësore në shtëpi. Në Spitalin Ushtarak janë të shtruara dhe 9 studente të plagosura në aksidentin e 21 majit.
Sipas mjekëve në Spitalin Ushtarak edhe studentja Kaltra Pollozhani ka pasur një ecuri të mirë shëndetësore. Studentet vazhdojnë të mjekohen në pavionet e specialiteteve dhe përgjatë kësaj pritet të lënë spitalin për të shkuar në shtëpitë e tyre.
Ndërsa për vajzat në Vjenë, mjekët në Spitalin Ushtarak thanë se kanë patur një gjendje më të stabilizuar. Ato vazhdojnë të jenë në koma, por mjekët mund të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale edhe në këtë gjendje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›