E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Sejdiu pretAdmiralin Stavridis

PRISHTINë- Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR), Admirali James G. Stavridis, u prit në takim të veçantë nga Presidenti i Republikës se Kosoves, Fatmir Sejdiu.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe admirali James Stavridis, Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR), në një takim të mbajtur sot në kabinetin e Presidentit Sejdiu, kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me NATO-n”, bëri të ditur zyra e shtypit e Presidencës.

Admirali Stavridis sot do të vizitojë KFOR-in dhe në takim me komandantin, Gjeneral lejtnant Markus Bentler do të informohet mbi situatën aktuale.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›