E Diel, 1 Nëntor 2026

Talibanët sulmojnë një zyrtar, dy të vdekur

Kabul, 18 gusht - Militantët talibanë kanë hyrë në shtëpinë e një zyrtari provincial në jug të Afganistanit dhe kanë vrarë atë e gruan e tij, në sulmin e fundit që shënjestron ata që kanë lidhje me qeverinë apo forcat ndërkombëtare, kanë njoftuar sot autoritetet.

Sipas AP, dhuna është në rritje, veçanërisht në jug të Afganistanit, pasi që forcat afgane e ato ndërkombëtare po përpiqen të marrin kontrollin mbi zonat e kontrolluara nga talibanët.

Në lindje, qindra protestues kanë bllokuar sot rrugën kryesore midis Kabulit dhe qytetit lindor Jalalabad, për të protestuar për dy vdekjet gjatë një sulmi të natës. Protestuesit thanë se dy burrat e vdekur ishin civilë të pafajshëm, ndërsa NATO njoftoi se forcat e saj kanë vrarë dy militantë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›