E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lennon synon Ligën e Kampionëve

Neil Lennon synon të fitojë Ligën e Kampionëve si trajner, dhe beson se mund ta arrijë këtë me Celticun.

Lennon, javën e kaluar fitoi titullin e tij të parë në Premierligën skoceze, si menaxher i Celticut dhe shpreson të bëjë hapin e madh të mëtutjeshëm duke dalë në krye të futbollit kontinental të klubeve.

“Ambicia ime është të fitojë Ligën e Kampionëve. Këtu, pse kudo, kjo është ambicia ime. Kurrë nuk jam paraqitur në atë nivel si futbollist, por synoj të arrij atje si trajner”, deklaroi Lennon për The Guardian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›