Frashëri: Me Lushnjën është një finale, smund të gabojmë
Futbollisti korçar, Erlis Frashëri, pohon se kundërshtari duhet respektuar, por Besës i duhen patjetër 3 pikët në këtë sfidë
Kryendeshja e javës s 25-të në kategorinë e parë është pa dyshim Besa-Lushnja, dy skuadra që kërkojnë me ngulm kthimin në superligë nëpërmjet vendit të dytë, që aktualisht mbahet nga Kukësi. Kavajasit luajnë në fushën e tyre dhe kanë favorin se do të kenë përkrahjen e tifozërisë, por për të mposhtur Lushnjën duhet shumë mund.
Këtë gjë e dinë mirë trajneri Gugash Magani dhe futbollistët e tij, të cilët kanë shansin për ti parakaluar lushnjarët. Gjatë javës është punuar shumë, sepse edhe morali u lëkund disi pas humbjes në Gjirokastër me Luftëtarin. Stafi teknik ka kërkuar përqendrim maksimal për këtë sfidë, ku mund të vendosin edhe episodet.
Frashëri Fitorja në shtëpi është detyrim për Besën, sepse dy rezultatet e tjera ia heqin asaj mundësiët për vendin e dytë. Mesfushori korçar i ekipit kavajas, Elis Frashëri, thekson se Besa nuk mund të gabojë në këtë 90-minutësh final: Kemi punuar shumë fort në stërvitje gjatë kësaj jave, duke ndjekur udhëzimet e trajnerit Magani.
Sigurisht që jemi përpjekur ta lëmë pas krahëve humbjen me Luftëtarin, që na kushtoi zbritjen në vend të 4-t. Lushnja na kaloi, por këtë jave kemi shansin tia marrin përsëri vendin e 3-të. Them se do tia arrijmë qëllimit, edhe pse kuptohet që nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi dihet se Lushnja është një skuadër me vlera, me futbollistë me përvojë edhe në superligë. Ky fakt na dytyron të japim gjithçka që kemi në këtë ndeshje, ku vetëm fitorja na bën punë.
Duke e fituar këtë finale të vërtetë, do të jemi në garë për vendin e dytë, që në pesë ndeshje të tjera që mbeten mund ta arrijmë. E ritheksoj se, duke respektuar kundërshtarin, do të bëjmë atë që presin të gjithë në Kavajë nga ne. Besa meriton të ngjitet në superligë pa ndeshjes shtesë dhe të gjithë ne për këtë objektiv do të përpiqemi gjatë këtyre javëve të fundit.
