E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sahin nuk shkoi në Liverpool për para

Përforcimi i ri i Liverpoolit, Nuri Sahin ka mohuar sugjerimet se refuzoi Arsenalin duke kaluar në Anfield Road për arsye financiare.

Sahin iu bashkua Liverpoolit në formë huazimi njëvjeçar nga Real Madridi. Ai kërkohej edhe nga Arsenali por në fund vendosi të kalojë te Reds. Reprezentuesi turk ka shpjeguar se paratë nuk ishin faktori përcaktues.

“Ju nuk më njiheni mirë nëse mendoni se do të shkoj diku për para. Nëse do të ishte për para nuk do të isha fare këtu. Kam marrë shumë oferta ku do të mund të përfitoje tre herë më tepër se këtu. Nuk më interesojnë paratë. Dua të mësoj dhe karriera ime të shkojë mirë”, deklaroi Sahin për Daily Mirror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›