Bendtner premton gola

Nicklas Bendtner është entuziast para fillimit të aventurës me fanellën e Juventusit. Sulmuesi danez iu bashkua Bianconerëve në formë të huazimit njëvjeçar nga Arsenali dhe është optimist se do të paraqitet me sukses për kampionin e Italisë.
“Jam shumë i lumtur dhe shumë i emocionuar. Përshtypjet e mija të para janë se i jam bashkuar një klubi të madh me traditë të pasur”, deklaroi Bendtner pasi vizitoi stadiumin e Juventusit.
“Mendoj se ky është hapi i duhur për karrierën time. Kam ardhur në klubin më të madh në Itali dhe synoj ti ndihmoj ekipit duke realizuar sa më shumë gola”, u shpreh ai.