Leo Mesi "injoron" Kristiano Ronaldon!
Lionel Mesi nuk ka gjetur vend për Kristiano Ronaldon në formacionin e tij ideal për vitin 2008. Talenti argjentinas i Barcelonës ka përzgjedhur 11 futbollistët më të mirë për faqen zyrtare në internet të UEFA-s, por mungon portugezi fitues i "Topit të Artë", si futbollisti më i mirë i vitit. Nga ana tjetër, Mesi ka përgjedhur personazhe të tjera të Mançesterit, si Ferdinand, Runi dhe trajnerin Ferguson. Në listën e të preferuarve të argjentinasit mungojnë Kakà (Topi i Artë 2007) dhe Ronaldinjo, ish-miku i tij te Barcelona. Ja cili ka qenë formacioni i Mesit, me shpjegimet përkatëse:
Petër ÇEH: "Ai është shumë i aftë në pritjet në vijën fatale, por gjithashtu di të dalë, duke ndërprerë pasimet në thellësi. Me të je në duar të sigurta".
MAIKON: "Më pëlqen stili i lojës së mbrojtësve anësore nga Brazili, sidomos i Maikonit. Ai është i shpejtë, e përdor topin mirë, di të mbrojë, por edhe të bëjë zgjedhjet e duhura, kur është në sulm".
Rio FERDINAND: "Ai është shumë i aftë në lojën në ajër dhe i fortë në ndërhyrje. Ferndinad është një nga mbrojtësit më të vështirë për t'u tribluar".
Karles PUJOL: "Do të luante në të gjitha skuadrat e botës, sepse është lider, optimist i lindur, dhe nuk e humbet asnjëherë toruan. Kapiteni ideal...".
VAN BRONKHORST: "E njoh që nga koha kur luante në Barcelonë. Ai është i vendosur në atë që bën, si dhe një ndihmë konstante për sulmin. Lujti shumë mirë në europian dhe ka pasur një sezon të shkëlqyer me Fejënordin, pavarësisht nga mosha".
Havier ZANETI: "Ai është shembulli perfekt i futbollistit profesionist: sportiv, i palodhshëm dhe jep gjithçka në fushën e lojës. Nuk e kam parë të tërhiqet ndonjëherë".
KSAVI Hernandez: "Zgjodha shokun e tim te Barcelona, sepse mendoj se është specialist në qendër të fushës. Ai ndihet i përshtatur në qendër të "trafikut" dhe di ta dominojë atë zonë. Eshtë fenomen në rolin e tij".
Çesk FABREGAS: "Ka qenë miku im më i mirë te të rinjtë e Barcelonës. Ashtu si unë, është rritur së tepërmi vitet e fundit. Ka pasur një 2008 të shkëlqyer dhe është një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë".
Andres INJESTA: "Vitin që sapo u mbyll tregoi se çfarë kampioni është. Ai është gjithmonë në vendin e duhur, për ta ndihmuar skuadrën kur ka nevojë. Ka këmbë të arta".
Serxhio AGUERO: "E dua atë, por jo vetëm se është argjentinas. Ai luan si "Zot". Ka cilësi të jashtëzakonshme dhe një intstinkt goli për t'u pasuar zili".
Uejn RUNI: "I preferoj futbollistët e këtij tipi. Ai ka një goditje të shkëlqyer, një kontroll të mirë të topit dhe di të lëvizë në zonë si një golashënues i madh".
Aleks FERGUSON: "Sër Aleks është xhentëllmen me të gjithë titujt e mundshëm. Mançesteri ka pasur një vit 2008, ku fitoi gjithçka dhe, për këtë arsye, e zgjedh trajnerin e vitit".