E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Prite punën pa u bë; kur të bëhet mos bëj zë"

Shumë po flitet për situatën e rënduar nga bora dhe i ftohti në disa zona të Shqipërisë. A mos vallë këto zona janë zbuluar këto vitet e fundit? Jo. Në këto zona kanë qenë banuar njerëz me shekuj, bile me mungesa më të mëdha veshmbathjesh, ushqimesh dhe pa infrastrukturë, dhe sot, po bëhet gjithë kjo potere.

A mos vallë duhet të nxjerrim fonde të veçanta për të mbushur xhepat e dikujt, duke shfrytëzuar situatën e krijuar? Sinqerisht më vjen keq për një neglizhencë të patolerueshme që vërehet, qoftë nga shteti, qoftë nga ato familje që banojnë atje e që nuk marrin masa për rezervat dimërore.

Borë ka rënë në këto zona përherë, jeta ka vazhduar, kemi shkuar në shkollë 2-3 orë më këmbë, të paveshur e të pambathur mirë, kemi shkuar në spital dhe e kemi përballuar situatën. Prandaj të marrim masa në kohën e duhur. Një fjalë e një të mençuri thotë: "Prite punën pa u bë, kur të bëhet mos bëj zë"

Se, kështu, ne si popull, pak nga zoti, pak nga bora, e shumë nga kriza, po na del vendit kërthiza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›