Përse politika nuk jep afate kur dhe ku do punësohen shqiptarët?
Unë jetoj në Japoni. Brenda 1 viti, këtu dhanë dorëheqjen 3 ministra. Jo se nuk punojnë dhe jo se janë hajdutë. Unë mendoj se ata arrijnë të mbeten njerëz normalë dhe ndjehen keq kur diçka shkon keq.
Nuk mendojnë kush të marrë postin si qëllim në vetvete, por mendojnë qe, nëse dikush mund të bëjë më shumë për atë degë, le ta drejtojë atë.
Kurse në Shqipëri, çfarë keni bërë ju si socialistë e çfarë kanë bërë demokratët? Pse nuk ka afate si të rregullohet Shqipëria, të mos mungojë uji, dritat, e mbi të gjitha të ketë punë, të punojnë shqiptarët?
Pse shteti nuk ka kontroll për asgjë? Japonia është vendi i dytë në botë nga ekonomia. Dhe këtu nafta është me 100yen, pra me 80 lekë të rinj shqiptarë, ose me 1 dollarëamerikan për litër. Kurse në Shqipërinë e varfër është dyfishi.