E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidan: Dua kombëtaren e Francës

Drejtori sportiv i Real Madridit, Zinedin Zidan ka bërë të ditur se është i interesuar të udhëheqë kombëtaren franceze në të ardhmen. Ish-lojtari i treiolorëve përfundoi karrierën e tij si futbollist në verën e vitit 2006, ndërsa nga qershori 2009 është i angazhuar në gjigantin madrilen, fillimisht si këshilltar i presidentit të Realit, Florentino Perez. Por, Zidan duket se ka ambicie të bëhet trajner. “Unë selektor i Francës? Pse jo. Nuk do të ishte një gjë e keqe. Në jetë, gjithçka është e mundur”, - tha Zidan për Le Parisien.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›