E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berbatov pëlqehet nga Valencia

Valencia është e interesuar për transferimin e sulmuesit të Mançester Junajtidit, Dimitar Berbatov pas rihapjes së afatit kalimtar në janar, kanë njoftuar mediat spanjolle dje. Ylli bullgar ka humbur vendin në formacionin bazë të “Djajve të Kuq” nga dyshja Uejni Runi dhe Havier Hernandez, ndaj spekulohet se mund të largohet nga klubi në kërkim të një skuadre që i garanton aktivizimin. Ndërkohë, Valencia kërkon një partner për sulmuesin e saj kryesor, Roberto Soldado dhe Berbatov konsiderohet si përforcim ideal për klubin nga “Mestalla”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›