E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakaj: Me Francën nuk kemi ç’humbasim

Për Bakajn tani ka ardhur momenti që të fitojë më shumë minuta me përfaqësuesen dhe duke parë mungesat e Ervin Skelës dhe Ansi Agollit për shkak kartonash, ish-lojtari i Partizanit shpreson në një aktivizim të mundshëm që nga fillimi në sfiën kundër “gjelave”. “E kam thënë edhe më parë çdo lojtar ka dëshirë të luajë sa më shumë. Unë jam përpjekur të jap maksimumin në ato minuta që më janë besuar. Franca ka shumë lojtarë. Nuk do t’i ndjejnë këto mungesa. Për mendimin tim, nuk duhet të luajmë në mbrojtje pasi nuk kemi se çfarë të humbasim. Nuk duhet të shkojmë si inferiorë dhe as me kokën ulur. Nuk kemi presion, nuk kemi çfarë të humbasim,” e mbyll prononcimin e tij mesfushori i Dinamos së Bukureshtit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›