Leonard Ajkun, rikthimi i balerinit shqiptar me famë botërore
Autori i Lajmit: Fatiola Kurteshi
Leonard Ajkun ndër vite
Në moshën 16-vjeçare, pas disa koncertesh me trupën e baletit në Tiranë, kaloi menjëherë si kërcimtar solo në aktivitetet e Teatrit të Operas dhe Baletit.Dy vjet më vonë ai u bë kërcimtari kryesor i Operas dhe Baletit dhe turnetë e tij u zgjeruan në Paris, Athinë, Selanik, Stamboll, Ankara, Milano dhe Sanremo.
Në 1991, gjatë një turneu me Anna Razzi, lëvizi në Itali ku dhe u bë këcimtari kryesor i Balletto Regionale di Mantova. Në muajt në vazhdim dha shfaqje në gati 50 teatro në Itali, Maltë, Gran Canaria dhe Cote D azzur, por momenti më i rëndësishëm në karrierën e tij ishte në vitin 1992, kur ju kërkua të kërcente për Rudolf Nureiev si Alberchti tek baleti Giselle (vënë në skenë nga trupa e Teatrit të Torinos). Në këtë kohë presidenti Berisha i dha Ajkunit nderin diplomatic, duke e dekoruar si Ambasadorin Shqiptar të Arteve. Gjithashtu Ajkuni është kërcimtari i vetëm (gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar), që ka kërcyer para Babait të Shenjtë të Vatikanit, Giovanni Paolo II. Në 1994, Ileana Iliescu e kërkoi si artist të ftuar të nderit në Teatrin e Operave dhe Baletit të Bukureshtit, në Rumani, ku ai kërceu para Princit Siegfried, baletin “Liqeni i Mjelmave”. Në 1997 u nderua nga Shoqata Amerikane e Arteve Muzikore si kërcimtar internacional. Në vitin 1998, Arthur Mitchell e ftoi në Teatrin e Kërcimit në Harlem, ku ai u njoh për herë të parë me repertorin e George Balanchine. Në SHBA ai ka kërcyer për baletin klasik të Los Angeles, Santa Barbara State Street Ballet, Dance Galaxy, Northeast Ballet, Griffin Ballet, Hartford Ballet dhe Ellen Sinopoli Dance Company. Leonard Ajkun është gjithashtu krijuesi dhe drejtori artistik i shoqatës AjkunBT, organizatë kjo jofitimprurëse, e cila ju vjen në ndihmë kërcimtarëve të rinj, internacionalë.
Rikthimi im pas 11 vjetësh në skenën shqiptare
Emocionet që pati për herë të pare, kur u ngjit në skenën operistike shqiptare do ti provonte sërish mbrëmjen e 2 majit. Pas 11 vjetësh Leonard Ajkun kthehet në Shqipëri, si një kërcimtar, por dhe si koreograf. Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të ringjitet një nga ata balerinë, të cilët nuk e tradhëtuan kurrë baletin e vërtetë, edhe pse më të vështirin, baletin klasik. Shfaqja e titulluar “Takim me Leonard Ajkun”, u konceptua e ndarë në tri pjesë të veçanta. Në secilën prej tri pjesëve përcillet baleti klasik, ai neoklasik dhe së fundmi balet klasik, duke iu përshtatur vizionit të jetës aktuale. “Ujërat pranverore”, “Rajmonda”, “Giselle”, “Festivali i luleve në Genzano”, “Ave Maria”, “Nata e Valpurgut”, “Moxarti”, “Romeo & Julieta”, “Paquita” ishin pjesët e mrekullueshme që u përcollën me një përkushtim të dukshëm jo vetëm nga Leonardi, por edhe nga balerinët e tjerë si Erisa Gina, e cila ishte edhe partnerja e Ajkun në disa pjesë; Erion Baze, Alisa Gjoni, Etleva Seraj, Greta Hushi, Elda Logo, Eleni Gjovreku, Sokol Zhguri si dhe dy balerinët amerikanë, të cilët vijnë nga Ajkun Balet Theatre, Se Yong Kime dhe Julia Cobble. Ndërsa kërcimtari që rikthehet pas 11 vjetësh në skenën operistike shqiptare do të interpretojë vetëm një pjesë në “Pasdeux”, shkëputur nga “Romeo& Julieta” në momentin e vdekjes. Në suplementin e gazetës “Ballkan” Leonard Ajkun rrëfen emocionet para shfaqjes. Flet i emocionuar për shfaqjen, por nuk harron të “kritikojë” gjendjen në të cilën ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit.
Tashmë një balerin me famë botërore, ç mund të na tregoni për fillimet tuaja?
Për fatim tim të mirë kam lindur në një familje artistësh, pasi të dy prindërit e mi merreshin me art. Që në fëmijëri kam qenë i lidhur me Teatrin e Operas dhe Baletit, ku im atë punonte si dirigjent dhe ime më ishte pianiste. Klasën e parë e kam filluar në liceun artistik për violinë, madje kujtoj se kam qenë shok me Tedi Papavramin. Më pëlqente violina, por kisha shumë frikë nga pedagogu im i asaj kohe, i cili herë pas here më shkulte veshin. Gjatë kësaj periudhe diskutohet një herë në familje, që unë të ndiqja një kurs baleti, dhe unë meqë isha pak i frikësuar vendosa të shkoj me gjithë qejf, mjaftonte të mos ndiqja më klasën e violinës. Kështu filloi edhe jeta ime si balerin. Në moshën 11-vjeçare kam dhënë shfaqjen e parë si balerinë dhe po në këtë shfaqje kuptova pasionin tim të vërtetë për baletin, pasi deri më atëherë isha thjesht një nxënës që ndiqja një kurs baleti pa i kushtuar shumë rëndësi. Gjatë kohës që unë fillova të aktivizohem plotësisht në shfaqjet e baletit pata fatin e mirë që të punoj me disa artistë që sollën një frymë të re në Teatrin e Operas, një frymë lirizmui në art që ishte shumë e nevojshme për ne të rinjtë. Pedagogu im i parë i baletit, për të cilin kam një respekt të madhe ka qenë Llaqi Nako. Në moshën 16-vjeçare u emërova solist në Teatrin e Operas dhe baletit dhe puna ime për të mbajtur këtë vend shumë të rëndësihëm ka qenë kolosale. Gjithmonë kam treguar aftësitë dhe punën time, duke marrë role solistike. Fillova të marr pjesë në të gjitha shfaqet që përmbante kalendari i Opears dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera.
Cili është kujtimi më i hidhur i fëmijërisë tuaj dhe ai më i bukur?
I vetmi kujtim i hidhur që kujtoj nga fëmijëria dhe nga shfaqjet e mia të asaj kohe është mungesa e tim eti, i cili në atë kohë mbante një post të lartë në Ministrinë e Kulturës dhe nuk mundte të vinte, pasi të gjithë do mendonin se unë arrija çdo gjë në sajë të punës së tij. Nuk e kam kuptuar kurrë gjatë fëmijërisë mosprezencën e tij dhe më ka shkaktuar shumë vujatje kur të gjithë baballarët e fëmijëve të tjerë duartrokisnin pas çdo shfaqjeje, i imi mungonte. Më kanë munguar shumë duartrokitjet e tij edhe pse sa herë që shkoja në shtëpi pas shfaqes i trishtuar ai më thoshte se një ditë do ta kuptoja mungesën e tij. Përsa i përket kujtimeve të bukura janë shumë, por do të doja t i përmblidhja në një, kam kaluar një fëmijëri dhe adoleshëncë në delir në sajë të arritjeve në balet, gjë që shokëve të mi nuk u kishte ndodhur.
Pse u larguat nga Shqipëria në vitin 1991?
Në fakt unë nuk u largova për situatën, sepse pavarësisht nga ndryshimet që pati në ato momente baleti shqiptar dëshira ime ishte që të largohesha vetëm për profesionin. Është limituese që të mendoja që nëse mua do të më duhej, që të kërceja çdo gjë duhet që të rrija në Shqipëri dhe kjo nuk ishte mundur. Unë duhej që të frekuentoja ambiente dhe të njihesha me struktura të reja, me koreografë të rinj, pra të kisha këtë mundësi që të interpretoja sa më shumë atë që doja. Realisht ideja për të ikur nga Shqipëria ishte më shumë për arsye të profesionit sepse unë doja që të kërceja çdo gjë dhe kjo gjë ishte pamundur që të bëhej këtu. Madje kjo gjë nuk mund të bëhet dhe sot me këto kushte që janë. Edhe pse kisha dalë shumë herë jashtë vendit për shfaqje të ndryshme dhe normalisht më kishin bërë shumë oferta për të qëndruar unë gjithmonë u ktheva në skenën shqiptare. Rasti më i fundit ka qenë në vitet 91, kur një menaxher italian më ofroi një kontratë të mirë për të qëndruar, duke përdorur imazhin tim si një person që vija nga Shqipëria e izoluar dhe në këtë rast po i ikja fshehurazi një diktature të gjatë. Buja që do të bënte me emrin tim në median italiane ishte shumë e madhe dhe kështu unë do të kisha një fillim të sigurt në shetin italian. Unë nuk pranova sepse çdo kush nga ne e dinte se çfarë e priste familjen e tij në raste largimi të tilla. Unë u ktheva, por kur pashë që në atë periudhë sistemi komunist po thyhej u pendova edhe pse nuk kishte më kthim prapa. Gjithsesi unë munda të largohem nga Shqipëria në mënyrë të rregull, me tragetin e fundit të atij viti të tmershëm për gjithë shqiptarët. Mora një bursë studimi për në Mantova dhe kështu fillova një jetë të vështirë në Itali.
Po në SHBA, si arritët të futeni në jetën artistike?
Kam shkuar në SHBA për një shfaqje edhe pse shumë herë miqtë e mi më kishin ofruar të punoja aty. Isha i kënaqur deri diku me jetën që bëja në Itali dhe se kisha menduar aq të hehtë të jetoja në SHBA. Pas shfaqjes së parë më erdhën një lumë ofertash dhe kontratash, të cilët të them të drejtën më çorientuan, nuk kisha mundësi të qëndroja edhe pse mund të kisha përfitime të mëdha, pasi kisha disa kontrata të nënshkruara në Itali. Mu desh të rikthehesha edhe një herë të mbyllja kontratat dhe më pas të filloja një tjetër jetë, një tjetër sfidë në SHBA.
Jashtë vendit si vazhdon aktiviteti juaj artistik?
Aktiviteti im është si në fushën e ekzekutimit në skenë si kërcimtar, por dhe kam krijuar një kompani prej shtatë vjetësh që quhet “Ajkun Ballet Theatre”, e cila po ecën mirë dhe mbështet nga një prej teatrove kryesore të Manhatanit që quhet “City Center” dhe që financohet në një farë mënyre nga shteti i Nju Jorkut. “Ajkun Ballet Theatre”, ka pasur një aktivitet të mirëfilltë për atë çka u krijua si kompani. Ka pasur suksese dhe vjet sezoni në Brodwey ishte me shumë sukses një gjë e cila pati dhe jehonën e saj në media. Për këtë kompani kam pasur ndihmë dhe nga artistë të mëdhenj baleti si Mihal Barishnikov. Faondacioni “Barishnikov” ka financuar sallat e tij në Manhatan ku aty do të krijohej një koreografi ku “Ajkun Ballet Theatre” ka vënë kreditin që është krijuar falë këtij fondacioni. Duke parë financimet që janë bërë për këtë kompani do të thotë që kjo kompani ka ecur mirë deri më sot, sepse përndryshe nuk të financojnë. Unë vazhdoj aktivitetin si artist me këtë kompani, por dhe pa të unë kam aktivitetet e mia në Kinë, Hong-Kong dhe në disa vende të tjera të botës, ku unë jam i ftuar.
Në skenën operistike shqiptare ju riktheheni pas shumë vitesh me një mbrëmje baleti të titulluar “Takim me Leonard Ajkun”. Ç mund të na thoni për shfaqjen?
Koncepti i shfaqjes është bazuar në repertorin klasik pjesa e parë, repertor neoklasik pjesa e dytë dhe pjesa e tretë e programit i rikthehet klasikes e riparë në një vizion më kontemporan. Nuk është balet kontemporan, por në fakt është më i ri si vizion dhe ai që bëhet është akademik, pra është gjithmonë pranë klasikes si ide. Jam munduar që të gërshetoj si pjesët koreografike, por dhe vijën muzikore ku ti përgjigjet një rritje emocionale në mbylljen e pjesës së parë dhe të ketë një rritje po prapë emocionale dramatike siç është “Romeo & Julieta” në pjesën e dytë, një rritje që fillon me një lloj festiviteti dhe po ashtu mbaron që është pjesa e tretë “Paquita”. Janë pjesë të njohura të repertorit klasik dhe shumë nga këto nuk janë ekzekutuar në Shqipëri, por disa të tjera janë ekzekutuar dhe më parë në skenë.
Cilat janë pjesët e reja të mbrëmjes së baletit?
Të rejat e kësaj mbrëmjeje janë: ”Rajmonda”, “Lule nga Festivali”, “Moxart” që janë dhe pjesë që hyjnë në linjat neoklasike, është pjesa “Romeo & Julieta” dhe kjo e parë më tepër në linjat kontemporane të baletit, ku dhe kjo hyn në neoklasiken dhe “Paquita” që është një pjesë që nuk është bërë në Shqipëri dhe është një suitë prej 23 minutash.
Në shfaqje interpretojnë 11 artistë. Pse kjo përzgjedhje?
Ideja është se shfaqjet mund të bëhen dhe me 100 kërcimtarë, por mund të bëhen dhe me 11 kërcimtarë. Për mua është e rëndësishme që zgjedhja e programit, cilësia artistike e elementit dhe emocioni që transmeton nuk varet nga numri i artistëve. Unë mendoj se varet nga kualiteti i tyre profesional që transmetojnë, puna, dhe koncepti i shfaqjes që të gjitha së bashku krijojnë në një spektakël.
Ktheheni në skenën operistike shqiptare pas 11 vjetësh me një shfaqje, ku ju keni edhe rolin e protagonistit. Si ndiheni në këtë mbrëmje?
Nuk është se unë sot po kërcej për herë të parë. Por kam dhe unë ato emocionet e mia, pasi pas 11 vitesh po kërcej në Shqipëri. Viti i fundit që kam kërcyer ka qenë viti 1995. Në atë vit kam qenë i ftuar me një partneren time rumune nga Zhani Ciko që në atë kohë ishte Drejtor Artistik i RTSH-së. Përsa i përket shfaqjes unë do të mbyll pjesën e dytë me “Romeo & Julieta”. Kam zgjedhur këtë pjesë dhe jo shumë të tjera pasi më duhej që të organizoja komplet shfaqjen dhe ishte e pamundur për mua që dhe të impenjohesha dhe në anën e kërcimit përveçse një pjese që mendoj se është e mjaftueshme dhe arrin rreth 13 minuta. Por mendoj se në këto kushte kjo ishte gjëja më e mundshme për tu bërë, pra që të më jepte dhe mundësi që të kontrolloja shfaqjen dhe të kujdesesha për artistët.
Mbrëmja e baletit “Takim me Leonard Ajkun” do të jetë vetëm një natë për publikun. Pse u vendos kështu dhe a do të kishit dëshirë që shfaqja të vazhdon sërish dhe në ditët tjera?
Unë pa dyshim kam, kisha dhe do të kem dëshirë që shfaqja të bëhej disa herë, por dëshira ime në këtë rast ngelet vetëm dëshirë. Problemi është që kjo shfaqje do të bëhet vetëm një herë dhe është gjynah. Mendoj se nuk është mirë për artistët që kanë punuar, për repertorin që bëhet, dhe për kualitetin që ka shfaqje. Ne po flasim për një shfaqje e cila nuk ka asgjë pompoze. Ajo është bazuar në akademizmin dhe profesionin e këtyre artistëve. Këta artistë kanë mbaruar shkollën për këtë punë dhe kjo është pasqyra më e mirë për vetë këta artistë dhe ballafaqimi më absolut me zanatin që kanë. Pra unë do të dëshiroja që kjo shfaqje të jepej pa dyshim disa herë, por kjo është e pamundur. Shfaqja arriti të bëhej vetëm një natë, pasi kalendari i ngjeshur i Teatrit të Operës dhe kalendari i paqartë i këtij teatri solli këtë përplasje, pasi ndërhyri muzikali, një tjetër situatë dhe lanë këtë mundësi që ngeli data 2 maj. Unë vetë nuk kisha më mundësi që ta shtyja më datën, sepse kam dhe aktivitete e mia në Nju Jork dhe nuk pata mundësi, por dhe të ftuarit që unë i kam tërhequr nga kompania ime tani kishin mundësi, sepse më vonë ata janë të angazhuar dhe me shfaqjet e tjera.
Ju thatë që keni punuar shumë për këtë shfaqje, por kur ju lindi si ide?
Kjo është një nga idetë e mija, pasi unë kam pasur disa ide për të punuar me TKOB. Kjo është një gjë të cilën unë e nisa dhe kërkova që ta organizoja dhe ta menaxhoja që në fillim. Megjithatë kjo lindi për një arsye shumë të thjeshtë dhe unë e mendova jo vetëm si shfaqje me një nivel profesional-artistik, por dhe e mendova dhe si një mundësi për trupën e TKOB që të prezantohet jashtë vendit. Këtë e mendova sepse kjo shfaqje vjen me një kosto shumë të ulët. Pas ekzekutimit të saj kostoja e kësaj shfaqjeje për tu lëvizur dhe jashtë vendit është shumë e ulët. Kjo u jep mundësi personave që e marketojnë që të kenë rezultate pozitive, pasi kostoja është kryesore në këto raste. Më vonë mendova që ta vinim dhe në Teatrin e Operës.
Në këtë mbrëmje baleti marrin pjesë dhe dy kërcimtarë të huaj. Na thoni diçka rreth pjesëmarrjes së tyre?
Këta janë dy elementë të “Ajkun Ballet Theatre”. Se Yong Kim është nga Korea e Jugut dhe punon sot në SHBA dhe është i punësuar nga kompania, por gjithashtu është dhe Julia Cobble që është e punësuar në këtë kompani. Janë dy kërcimtarë me një nivel të lartë sidomos Se Yong Kim që është padyshim me shumë rendiment të lartë artistik. Ndërkohë që edhe Julia që është më e re në moshë premton. Por në këtë shfaqje do të përmendja impenjimin dhe rezultatin e Erisa Ginës, e cila është soliste e parë e TKOB dhe në këtë shfaqje ka peshën kryesore të saj, pa i hequr asgjë artistëve të tjerë që pa dyshim janë të gjithë të rëndësishëm dhe kanë shumë peshë në shfaqje. Por unë po përmend këtë për shumë arsye si: profesionale, estetike pasi ajo ka një facilitet fizik të shkëlqyer. Padyshim që mund të ishte e pranishme në shumë kompani apo teatro të tjera, pasi talenti ia jep këtë mundësi. Sigurisht që ka gjëra për tu përmirësuar, pasi asnjeri nuk është perfekt. Por kemi dhe elementë te tjerë që kanë rëndësi.
Çfarë mendimi keni për balerinët me të cilët keni punuar?
Do të thoja që ka shumë balerinë të talentuar, por këtu ndodh një fenomen i çuditshëm, të gjithë fshihen pas pagesës (Ankohen që nuk paguhemi mirë). Në asnjë vend të botës nuk të del rroga për të blerë shtëpi, por kjo nuk do të thotë që të mos punosh. Kam përshtypjen që shumë balerinë fshihen pas talentit dhe punës së dikujt tjetër, ndaj edhe shumica e shfaqjeve nuk kanë nivelin e duhur.
Po për Teatrin e Operas dhe Baletit çfarë mendimi keni, si e keni lënë dhe si e gjetët?
Më vjen keq për gjëndjen në të cilën ndodhet ky institucion, pothujase çdo gjë është në kufirin e ekzistencës. Nuk mundem të jem në rolin e kritikuesit, pasi nuk jetoj dhe punoj këtu, por ka shumë gjëra të cilat duhen rregulluar, mungesa më e madhe është e fondeve. Edhe pse janë vënë në skenë disa shfaqje të rëndësishme fondet për to kanë qenë mjaft të limiturara. Një tjetër fenomen është edhe edhe ai që prish imazhin e Teatrit të Operas dhe Baletit, ai që në skenën elitare të saj futen shfaqje “ordinere” të cilat nuk kanë vend në atë institucion. Teatri e Operas për mendimin tim duhet të ruajë emrin e tij dhe mos ti nënshtrohet komercializmit.
Po mbiemri juaj, çfarë zanafille ka?
Gjatë periudhës që kam punuar në Itali ishte pak e vështirë që mbiemri im Xhokaxhi të fiksohej nga artdashësit, ndaj menaxheri më propozoi të vendosja një mbiemër që të ngelte në mendje apo të tingëllonte më këndshëm. Duke u menduar vendosa të vija e emrin e mamasë sime, Ajkuna duke i hequr vetëm “a” e fundit. Kështu tani më njohin me këtë mbiemer dhe më vjen mirë që përzgjodha emrin e nënës sime, pasi edhe ajo ndihet krenare.
Mund të ma thoni diçka për familjen tuaj?
Jam i martuar me një grua amerikane, e cila është po e sferës së baletit, dhe kam dy djem një 14 vjeç dhe një 11 vjeç, të cilët nuk e kanë vizituar kurrë Shqipërinë. Nuk është se u ka munguar dëshira, por jeta është e tillë dhe nuk na krijohet shumë herë mundësia të vijmë këtu. Asnjëri nga djemtë nuk ka trashëguar nga mua dhe nuk kanë talent në balet.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2008