E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora do t i thotë “ndal” “Gërdecit të naftës”

Autori i Lajmit: D. Kona
Nuk është një TEC, por TEC-e (katër të tjerë të tillë, që do të bëhen më pas) të tjera që do të bëhen, si rafineritë, depozitat e gazit dhe të naftës, terminali i AMBO-s, që mbaron ne gjirin e Vlorës, ku do të rafinohen dhe transportohen 36 milionë tonë naftë nëpër botë dhe do të derdhen po kaq ujëra të ndotur në gji, plot 10-12 industri, plot 550 hektarë; të gjitha këto vijnë në Vlorë pa dëshirën e vlonjatëve, si një “peshqesh” i hidhur. Alenca për Gjirin e Vlorës ka bërë thirrje sërish dhe përgjigjja popullore është gati: Për ta kjo është shumë herë më e kobshme se plehrat e Italisë, që duhej të digjeshin në Shqipëri, apo çimentoja e Greqisë (fabrika e çimentos në Rradhimë), se sa humbja e lekëve në piramida, se sa humbjet e vitit 97 apo të gjitha të marra së bashku. Sepse, ajo, (mbetjet hidrokarbure) s kanë për t u shkulur për dekada të tëra, duke vjellë çdo ditë helme, tyme, acide, ndotje për njerëzit, bimësinë përreth, peshqit, gjallesat në gjirin e Vlorës.
Mendoni një shifër! Vetëm Rafineria do të përpunojë naftë 40 herë më shumë se Ballshi, po TEC-et? Depozitat gjigande, Petrolierat gjigande? Dhe jo më shumë se 10-15 vjet, Vlora do të braktiset nga vetë vlonjatët, sepse efekti shi acid dhe shumë helme të tjerë (shtatë të tillë të rrezikshëm) do të rrezikojnë deri dhe pyllin e Llogarasë, sepse do të kemi një gji pa jetë të gjallë, me ujë të pisët, si ujë gjoli, sepse do të ketë probleme me shëndetin e popullatës, ndërsa për turizëm as qё mund të bëhet fjalë. Hotelet do të jenë mbyllur me kohë, pemët do të jenë të venitura, fëmijët e familjeve, që do të ngelen, do të kenë fatin e keq të lindin me probleme, si në shumë vende, ku industri të tilla zhvillohen kaq afër qytetit. Deri në 80 km shkon efekti shkatërrues i kësaj industrie.
Çuditërisht apo tinëzisht, institucionet nuk flasin!? Por le të dalin vendimarrësit, apo vet investitori në mënyrë publike dhe të garantojë popullin e Vlorës se s ka për të ndodhur kjo gjë, se Vlora mund të zhvillojë normalisht turizmin dhe të jetojë normalisht në praninë e kësaj industrie.
Duhen shifra konkrete dhe të mbështetura, se çfarë do të fitojnë realisht Vlonjatët, po në fund të fundit, le të dalë vetë qeveria dhe investitori dhe të na mbushin mëndjen se nuk do të kemi te këqija, se ç të mira do të kemi për 550 hektarë, që po i merret me çmim 50 herë më të ulët se vlera reale, me një çmim që është vërtet për të qeshur, por dhe për të qarë. Vlonjatë dhe Shqiptarë, po na shesin çdo vlerë, po na shesin shumë lirë, duke na sakrifikuar jetën dhe të ardhmen në breza.
“Vlonjatë, kudo që jeni s ka më kohë, punimet fillojnë së shpejti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›