Kush e do Vlorën të djegur e të helmuar, mund të jetë grek, por jo shqiptar
Autori i Lajmit: D. Kona
Qeveria duhet të nxjerrë mësim nga pësimet, nga fatkeqësia e madhe popullore e ndodhur kaq pranë Tiranës. Nëse ajo nuk e kthen mbrapsht projektin AMBO, atëherë tregon se nuk ka ndjeshmëri për shqetësimet e publikut dhe nuk merr mbi vete përgjegjësitë që vijnë nga katastrofat ekologjike
Vetëm Vlora me vijën e saj bregdetare 145 km me gjirin e saj të papërsëritshëm Karaburunin, Sazanin, Lagunën deri në Vjosë, me kurorën e kodrave mbi det, Kaninën, Llogaranë unikale, dhe brigjet deri në Himarë, etj. etj., pas 10-15 vjetësh mund të përballojë 1-1.5 miljon turistë në vit, që do të thotë mbi 1 miliard dollarë në vit, të paktën 500 herë më shumë të ardhura se projekti i helmit, përveç se brezat do të gëzojnë një jetë të qetë në ajër të pastër. Vlora dhe sot fiton shumë herë më tepër nga turizmi se nga thërimet që ofron pushtimi i kësaj industrie. Kjo që bëhet ketu s mund të bëhet askund tjetër përveç në vendet më të varfra dhe më injorantë të botës. Ka vetëm një shpresë: Vlonjatët të kundërshtojnë Cunamin e Helmit brenda në qytetin e tyre. Çfarë do të jetë Vlora, duhet dhe do ta vendosin vetë vlonjatët dhe kurrësesi zyrtarët kalimtarë.
14,000 firmat për të shpallur referendumin sipas Kushtetutës për të ardhmen e Vlorës janë mbledhur. Por, firmat do të kërkohen në të gjithë vendin, sepse Vlora u përket të gjithëve. Aleanca Qytetare për Mbrotjen e Gjirit të Vlorës (AQMGJV), shoqata ambientaliste në të gjithë vendin, specialistë të fushës së industrisë së naftës dhe kimisë, pedagogë, ambientalistë të Universitetit të Tiranës, personalitete publike, shoqata të Vlorës, përfaqësues të sferës së turizmit nga i gjithë vendi janë përfshirë në këtë lëvizje të madhe jetike.
Ndonëse KQZ e rrëzoi disa kohë më parë, kërkesën për referendum, kjo nuk do t i pengojë qytetarët, që të kërkojnë të vihet në vend e drejta për referendum.
Një park industrial-energjitik (TEC-e, depozita karburantesh, terminal nafte, rafineri, port detar nafte) ne bregdetin e Vlorës, janë një “Gërdec” edhe më i madh, pasojat e të cilit, janë të ngadalta, pa përjashtuar edhe katastrofat e mëdha të menjëhershme. Në fund të fundit, Vlora nuk po kërkon tjetër, veçse referendumin: Nëse shumica e popullit të Vlorës vendos pas këtij diskutimi dhe referendumi, që Parku të ndërtohet, ashtu le të bëhet. Por qeveria e di se referendumi do ta rrëzojë këtë projekt në Vlorë. Ajo e di se vepron kundër vullnetit qytetar, për këtë arsye, Vlora do të fillojë mosbindjen civile.
Ky lajm është publikuar: 27/03/2008