Kundërvajtjet për zyrtarët abuzues me territorin
Autori i Lajmit: Red.
Projektligji i ri ka përcaktuar të gjitha dënimet dhe kundërvajtjet administrative në këtë proces dhe mund të thuhet që është më i rrepti. Mund të quhet më i rrepti për shkak se çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, kur nuk përbën vepër penale përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë, sipas kufijve të përcaktuar. Në këtë mënyrë, për lëshimin e lejes zhvillimore apo certifikatës së përputhshmërisë në kundërshtim me këtë ligj, zyrtari shkaktar dënohet me gjobë nga 100 mijë lekë deri në 10% të vlerës në lekë të shpenzimeve që kryhen apo janë kryer sipas kërkesës përkatëse për zhvillim apo të vlerës së mospërputhjes. Gjithashtu, për çdo shkelje të kushteve të përcaktuara në lejen zhvillimore, zhvilluesi dënohet me një gjobë nga 1 milion lekë deri në vlerën e barabartë me më të madhen e dy vlerave pasuese ku përcakton 10 për qind të vlerës totale të shpenzimeve që do të kryhen sipas përcaktimeve të lejes zhvillimore ose 100 për qind të vlerës shtesë në lekë të shpenzimeve të punimeve jashtë atyre të përcaktuara në leje si dhe konfiskimin e tejkalimit në favor të autoritetit përgjegjës. Kryerja e veprimeve zhvilluese pa leje zhvillimore dënohet me gjobë nga 3 milionë lekë deri në vlerën maksimale, të barabartë me shpenzimet për të gjitha veprimet zhvilluese dhe konfiskimin e objektit në favor të autoritetit përgjegjës. Vendosja e gjobave do të bëhet nga çdo autoritet inspektues përgjegjës për çështjen dhe ose territorin ku kryhet shkelja sipas legjislacionit në fuqi. Gjoba arkëtohet në buxhet në masën 80 për qind dhe 20 për qind në favor të Agjencisë. Ky lajm është publikuar: 27/03/2008