E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton vetehelmimin me ilacet e kures

Elbasan- Veshtiresite ekonomike dhe papunesia, shtyjne drejt flijimit nje grua 42-vjecare ne Elbasan. D. Sh., banuese ne qytet, perfundoi diten e djeshme ne gjendje te rende shendetesore ne repartin e kirurgjise, pasi kishte pire nje sasi te madhe ilacesh. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dhe bene me dije se, ngriten nje grup hetimor per te zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Kane qene vete familjaret qe konstatuan gjendjen e rende te 42-vjecares, duke e derguar ne spitalin e Elbasanit, ku pacientja i eshte nenshtruar lavazhit dhe trajtimit me antidote. Duke pare gjendjen e rende shendetesore, gruaja eshte nisur per trajtim me te specializuar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se D. Sh., ka kaperdire nga goja 30 tableta te medikamentit korvitol qe i perdorte per mjekim. Burime hetimore pohuan se 42-vjecarja vuante prej kohesh nga depresioni nervor dhe mendohet se ka tentuar aktin vetevrases, ne kushtet e tronditjes se rende psikike.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›