E Diel, 1 Nëntor 2026

Numra telefoni për denoncimin e analfabetizmit

Një projekt i bërë publik nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, është edhe vendosja e numrave të telefonit për ankesat që do të ketë çdokush për sistemin arsimor. "Kopshte në çdo fshat deri në dërgimin 100% të fëmijëve 5-vjeçarë. Do nxjerrim 2 numra telefoni për të gjithë ata që duan të kontaktojnë për të gjitha problemet, braktisja në nivel zero e shkollave", ka deklaruar Tafaj. Sipas tij, në programin e tij parashikohet dhe ngritja e konvikteve për shkollat profesionale, ndërsa buxheti i arsimit deri në 2013-ën do të dyfishohet. Më shumë para do të ketë kërkimi shkencor dhe "qesja" e investimeve në këtë fushë do të jetë dyfish më e madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›