E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto: Liga e Kampioneve na "shijon" me teper

Samuel Eto shpreson qe Interi do te fitoje ndeshjen direkte ndaj Barcelones, per te siguruar nje vend ne finalen e "Champions League". Zikalterit synojne qe muajin tjeter te fitojne trofeun me te madh, nga tre te tille, prej te cileve jane ende ne gare. "Te fitosh Ligen e Kampioneve me kete skuader do te jete nje kenaqesi shume me e madhe, se sa nje sukses te tille te mund ta arrija me Realin e Madridit, Celsin apo Mancester Junajtid," - tha kamerunasi zikalter Eto, i cili do te perballet me Barcelonen, ish-ekipin e tij ne mesjave."Ne te gjithe enderrojme qe te mundim ekipin e Barcelones. Nese do te arrij qe te shenoj ne "San Siro", do te festoje pas golit", - premtoi Samuel Eto. Eto e ndjen se suksesi ne tre kompeticione, Kupa e Italise, Seria A dhe Liga e Kampioneve eshte nje mision i mundshem per ekipin e tij, por motivimi per te fituar trofeun kryesor, "Champions", eshte ne kete rast me i madh. "Eshte e vertete se skuadra eshte e lodhur, por ne duhet te perpiqemi me shume dhe te shkruajme historine ne Evrope", - shprehet Eto.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›