Portsmuth merkato e fuqishme, Diego Maradona blerja e parë?
Diego Armando Maradona është i
gatshëm të largohet nga detyra si
trajner i Kombëtares argjentinase, për
t‘u bërë "ambasadori" i Portsmuthit
nëpër botë. Klubi anglez sapo ka kaluar
në pronësi të arabëve, ndërsa "Pibe de
Oro" duket i interesuar që të punojë në
detyrën e re si përgjegjës i skuadrës dhe
zbulues talentesh në të gjithë globin.
48-vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën për
të punuar në skuadrën e grupit arab, të
kryesuar nga Sulaiman Al-Fahim. Avokati
i tij i ka dërguar një "e-mail" të përditshmes
"Arabian Business", ku konfi rmoi
gjithçka: "Diego është gati të largohet
nga posti i trajnerit të përfaqësueses
argjentinase, për t‘u bërë ambasador
global i Portsmuthit", shkruante Angel
Oskar Moiano. "Ai është mjaft i interesuar
për këtë detyrë. Maradona imagjinon një
rol me peshë, si udhërrëfyes i skuadrës,
por edhe menaxher dhe njeri-imazh.
Mund të përdorë ndikimin e tij për të bindur
disa prej lojtarëve më të mirë në botë
që ta ndjekin". Tashmë, nga 20 klube të
Premierligës, 9 kanë pronarë të huaj.
gatshëm të largohet nga detyra si
trajner i Kombëtares argjentinase, për
t‘u bërë "ambasadori" i Portsmuthit
nëpër botë. Klubi anglez sapo ka kaluar
në pronësi të arabëve, ndërsa "Pibe de
Oro" duket i interesuar që të punojë në
detyrën e re si përgjegjës i skuadrës dhe
zbulues talentesh në të gjithë globin.
48-vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën për
të punuar në skuadrën e grupit arab, të
kryesuar nga Sulaiman Al-Fahim. Avokati
i tij i ka dërguar një "e-mail" të përditshmes
"Arabian Business", ku konfi rmoi
gjithçka: "Diego është gati të largohet
nga posti i trajnerit të përfaqësueses
argjentinase, për t‘u bërë ambasador
global i Portsmuthit", shkruante Angel
Oskar Moiano. "Ai është mjaft i interesuar
për këtë detyrë. Maradona imagjinon një
rol me peshë, si udhërrëfyes i skuadrës,
por edhe menaxher dhe njeri-imazh.
Mund të përdorë ndikimin e tij për të bindur
disa prej lojtarëve më të mirë në botë
që ta ndjekin". Tashmë, nga 20 klube të
Premierligës, 9 kanë pronarë të huaj.