Leonardo i thur lavde David Beckham

Edhe trajneri i Milanit Leonardo ka thënë fjalë të mira për ish kapitenin e kombëtares angleze David Beckham, 34 vjeçar. Këto janë disa nga deklaratat e trajnerit të ri kuqezi të bëra të ditura nga La Gazzeta Dello Sport. "Unë e kuptoj dëshpërimin e të apasionuarve pas futbollit lidhur me vendimin e tij për të qëndruar më shumë në Itali ,por nëse njerëzit këtu në Amerikë analizojnë mirë motivet e tij mund ta kuptojnë shumë mirë atë çfarë ndodhi. David ka bërë një zgjedhje lidhur me të ardhmen e tij në Kombëtaren Angleze të futbollit", është shprehur Leonardo.