E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli ekstradon në SHBA terroristin anti-semit

Izraeli ekstradoi një të dyshuar në Shtetet e Bashkuara me akuza për armë zjarri të mërkurën më 19 korrik, me gjithë mohimin e tij se i përkiste klanit të supremacisë së bardhë "Ku Klux"." Jo unë nuk jam, unë nuk jam I lidhur me asnjë grup, çfarëdo qoftë", tha i prangosuri Micky Mayon, i cili u arrestua javën e kaluar në Tel Aviv, kur u pyet nga gazetarët nëse ai ishte një pjesëtar i klanit.
Mayon, një shtetas i SHBA-së, dha deklaratat ndërkohë që policia e shoqëroi atë për ekstradim nga aeroporti "Ben Gurion" në Tel Aviv. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme konfirmoi më vonë se ai ishte dëbuar. " Ju jeni në dijeni për atë që ata më akuzojnë, por nuk ëhstë e vërtetë, absolutisht jo e vërtetë", tha Mayon, kur gazetarët e pyetën atë nëse ai i urrente hebrenjtë dhe njerëzit me origjinë Afrikane.Ai tha se e kishte shijuar shumë qëndrimin e tij në Izrael, në mënyrë të veçantë vajzat izraeliane dhe se dëshironte të rikthehej përsëri.
Maylon u largua nga SHBA-ja pasi ai ishte i dyshuar për djegien e automjetit të një gjykatësi i cili e kishte urdhëruar atë që të paraqitej në gjyq me akuzat e armëve të zjarrit.
Një website i shfaqjes televizive "America's Most Wanted" pohoi se Mayon kishte marrë pjesë në tubimet e vëllazërisë ariane dhe se kishte marrë besimet e aktivistëve të pushtetit të bardhë.
Ministria e Brendshme e Izraelit se forcat e zbatimit të ligjit ishin raportuar nga Interpoli se Mayon I përkiste klanit " Ku-Klux" i përshkruar nga Shtetet e Bashkuara si një lëvizje raciste anti-semite.
Mayon ishte në kërkim nga policia e SHBA-së për mbi dy urdhër arresti. Akuzat përfshijnë armëmbajtje pa leje, kërcënime të rrezikshme dhe fluturim për të shmangur kapjen.
Ministria tha se Mayon erdhi në Izrael si turist në janar të 2008. Atij ju lëshua një vizë një mujore dhe qëndroi në mënyrë të paligjshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›