Lëreni rehat Mikelin

Roberto di Matteo ka këshilluar tifozët e Chelseat ta lënë rehat mesfushorin John Obi Mikel.
Mesfushori nigerian u kritikua nga përkrahësit e gjigantit londinez pasi një gabim i tij u përcoll me golin e barazimit 2-2 të Juventusit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma. Por, menaxheri Di Matteo i beson Mikelit.
“Tifozët kanë të drejtë të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre, por në mënyrën e duhur. Tifozët tanë janë të shkëlqyeshëm. Ata gjithmonë e përkrahin ekipin, por ne dënojmë çfarëdo diskriminimi ose forme të fyerjeve racore”, deklaroi ai.