E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci” vazhdon me marrjen e dëshmive të ushtarakëve

27/04/2010 Çota: Urdhrat për municionin i merrnim verbalisht nga MEICO

TIRANË- Lavdërim Çota, specialist armatim municioni në komandën mbështetëse, ishte një nga dëshmitarët e paraqitur në seancën gjyqësore që po zhvillohet kundër 29 të pandehurve, akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Ai foli për transportimin e municionit nga Berati për në Gërdec, për urdhrat që merrte dhe për draftet që ka përgatitur për repartet vartëse të municionit dhe për urdhrin që ka dalë për transportimin e këtyre municioneve në drejtim të Gërdecit dhe demontimin e tyre. “Raportimi për zbatimin e urdhrit bëhet në mënyrë operative ditën që zbatohet ai. Gjatë kohës që ka dalë urdhri Forcat e Armatosura ishin në procesin e inventarizimit të vlerave materiale, ndërkohë që dokumentet në të tilla raste mbahen pezull deri në përfundim. Me urdhrin për demontim jam njohur, por nuk më kujtohet nëse është zbatuar. Për MEICO-n kanë ardhur dy urdhra. I pari nga Komanda e Mbështetëse ku jepte tabelat e municioneve, llojet sasitë për repartet vartëse. Grafikë nuk ka pasur. Çdo kopje e urdhrave shkonte në batalionin e Policisë Ushtarake, e cila kishte për detyrë të ruante transportin. Kërkesa bëhej nga MEICO në mënyrë verbale. Një sasi municioni është kthyer. Ishim ndarë në grupe të veçanta për të klasifikuar municionet prej tunxhi. Transporti bëhej përmes kërkesës verbale të MEICO-s. Nga urdhrat e ardhur nuk ka pasur kufizim. Për ngarkimin e municionit kemi pasur vështirësi, ndërsa për karburantin nuk kam dijeni. Nuk kemi pasur lidhje me shoqërinë Alba-Demil. Problemet për transportin janë evidentuar tek eprorët”, tha Çota në dëshminë e tij. Ndërsa dëshmuan edhe Jonida Deliu, Bujar Alla që ka qenë me detyrë shef i logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai tha se nuk ka pasur vështirësi në furnizimin me karburant sepse kanë zbatuar vetëm urdhrat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›