“Ngrin” aksioni për vrasjen e qenve të rrugës
27/04/2010 Bashkia: Nuk kemi varrezë, po mendohet për kematorium. Janë kthyer në shqetësim për banorët
Korçë- Lukunia e sivjetshme e qenve pa zot, që mundi t’i shpëtojë dimrit të ashpër që sapo lamë pas, nuk do të ketë fatin e qenve të viteve të shkuara, të cilët eliminoheshin përmes vrasjeve të organizuara nga bashkia e qytetit fill me ardhjen e pranverës. Ndryshe nga vitet e mëparshme, breznia e sivjetshme e qenve do të ketë fatin të bredhë nëpër rrugët e Korçës në liri të plotë edhe për një kohë të pacaktuar (në rastin më të keq për ta) ose përgjatë gjithë vitit në vijim pasi Bashkia e Korçës ende nuk po gjen dot një varrezë për qentë që do të vriten. Në të vërtetë vrasja e qenve të mbetur pa zot, gjithnjë ka qenë një akt makabër, por me sa duket për eliminimin e qenve të Korçës do të përdoret një mënyrë tjetër, ajo e djegies së tyre në furra të posaçme, (kremator).
S’ka varrezë për qentë
Pak ditë më parë, Bashkia e qytetit të Korçës nxori një njoftim për qytetarët e saj, të cilëve u bënte të ditur se shumë shpejt do të fillonte fushata për vrasjen e qenve, ndaj do të ishte e domosdoshme që qentë që kishin një pronar të pajiseshin me qafore, mundësisht të mbaheshin brenda dhe të mos liheshin nëpër rrugë, pasi “gjahtarët” e qenve gabimisht mund të vrisnin edhe një qen që e kishte zotin e tij, por edhe pse nga dalja e njoftimit kaluan mjaft ditë, aksioni në fjalë, për eliminimin e tyre, nuk gjeti zbatim. Burime pranë Shërbimit Veteriner të Bashkisë Korçë, pohuan se aksioni për vrasjen e qenve është pezulluar, pasi deri më tani nuk është gjetur një varrezë ku do të varroseshin qentë që do të vriteshin. Të njëjtat burime deklaruan gjithashtu se, janë bërë të gjitha përpjekjet për gjetjen e një vend-varreze, por deri më tani ka qenë e pamundur, pasi sigurimi i varrezës rezulton me kosto të lartë dhe e pafavorshme për financat e bashkisë. Për këtë arsye, qentë e Korçës do të bredhin lirshëm edhe për një kohë të pacaktuar, krematoriumi.
Ndërkaq burimet e cituar më sipër bënë të ditur se Shërbimi Veteriner po përpiqet të gjejë një zgjidhje tjetër për qentë që do të vriten. Për këtë arsye, nga specialistët e bashkisë është hedhur ideja e ndërtimit të një krematoriumi, pra e një furre të posaçme, ku qentë e vrarë do të digjen, duke eliminuar kështu krijimin e një varreze për qentë. Megjithatë, deri më tani ende nuk dihet nëse krematoriumi do të dalë me kosto të lartë apo me kosto të leverdishme për bashkinë e qytetit. Burimet në fjalë pohuan se, në rast se edhe krematoriumi do të kërkojë shpenzime të mëdha, atëherë as krematoriumi nuk do të ndërtohet. Kjo do të thotë që qentë këtë vit nuk do të vriten, sepse, sipas shërbimit veteriner, “më mirë qenë që bredhin nëpër rrugë, se sa qenë të vrarë dhe të pavarrosur”. Nëse do të ndodhë kështu, atëherë për herë të parë, qytetarët e Korçës do të jenë vërtetë të rrezikuar nga sëmundjet dhe kafshimet e qenve, të cilët janë mbartës të sëmundjeve nga më të ndryshmet dhe shpesh herë nga më të rrezikshmet.