Lesi: Berisha të largojë ministrat e korruptuar
Deputetët e mazhorancës janë duke piketuar strategjitë për të mbijetuar në politikë, pas zgjedhjeve të qershorit 2009. Një prej tyre, deputeti Nikollë Lesi, ka kërkuar publikisht takim me kreun e qeverisë, duke hedhur akuza mbi disa ministra që, sipas tij, janë të korruptuar. Surpriza e Nikollë Lesit është ndryshimi i qeverisë vetëm 5 muaj përpara zgjedhjeve. Duke e konsideruar veten si deputet që i përket kampit të djathtë dhe i njohur ndryshe për sloganin antikorrupsion, investime dhe arrestime, deputeti Lesi vetëm 5 muaj para zgjedhjeve parlamentare i kërkoi Kryeministrit Berisha të ndryshojë disa anëtarë të kabinetit qeveritar. Kreu i Lëvizjes Demokristiane kërkoi gjithashtu zhvillimin e një analize mbi punën e qeverisë. Sipas tij, tre prej tyre janë të korruptuar dhe kjo duhet analizuar në një mbledhje të mazhorancës.
"Para se të bëhen publik në Parlament emrat e ministrave që janë të korruptuar, ruaj të drejtën që t‘ia them në sy Kryeministrit dhe ministrave përballë grupit të deputetëve të mazhorancës. Pas kësaj unë kërkoj të bëhet një kabinet i ri qeveritar për zgjedhjet", u shpreh ai.
Sipas analizës së Lesit, këto ndryshime nuk e dëmtojnë qeverinë përpara zgjedhjeve, por përkundrazi e lehtësojnë atë nga ministrat e korruptuar. "Ne shkojmë me transparencë drejt opinionit publik, i cili duhet të pranojmë se është paksa dyshues ndaj nesh si mazhorancë, për fajin e ndonjë ministri apo ish-ministri, që duhet të kishte përfunduar në burg për aferat që na ka përlyer ne si mazhorancë", theksoi Lesi.
Kryetari i LDK-së, Nikollë Lesi, ka kërkuar që ministrave t‘u bëhet një analizë dhe asnjë prej tyre të mos përjashtohet nga mundësia për të lënë karrigen. "Vazhdoj t‘i mbetem qëndrimit që Kryeministri Berisha duhet të ndryshojë urgjent qeverinë. Unë mendoj që përveç Kryeministrit Berisha, që ka mandat politik deri në vitin 2009, të tjerët të vihen në sitë për të votuar dhe për të parë e qartësuar si i kanë realizuar detyrat deri tani", është shprehur Lesi. Në këtë pikëvështrim, sipas parimit "Lesi", çdo mandat ministror shikohet me mundësi rishikimi, por jo ai i Kryeministrit.