Largohet kryetari i Gjykatës së Tiranës
Në një ndër pikat e rendit të ditës, Këshilli
i Lartë i Drejtësisë deklaroi mbarimin
e mandatit të kryetarit të Gjykatës së Tiranës,
Albert Meçe. KLD-ja shpalli vendin
vakant dhe fi llimin e procedurës së konkurrimit
për këtë funksion drejtues. "Deri
në emërimin e kryetarit të ri të Gjykatës së
Shkallës së Parë Tiranë, Këshilli vendosi
që ky funksion të vazhdojë të ushtrohet
nga Albert Meçe. Në vlerësimin si më të
përshtatshëm të këtij qëndrimi, Këshilli i
Lartë i Drejtësisë mban parasysh: së pari,
eksperiencën e deritanishme të gjyqtarit
Meçe në drejtimin e Gjykatës së Tiranës,
për shkak të dinamikës së lartë të punës
dhe problematikat e vazhdueshme që
ngrihen pranë dy dhomave të gjykimit; së
dyti, hapjen e rrugës së konkurrimit në këtë
funksion drejtues në pozita plotësisht të
barabarta për të gjithë gjyqtarët që duan të
kandidojnë dhe të paraprirë nga delegimi i
ndonjërit prej tyre", deklaroi Këshilli. Ndërkohë,
duke fi lluar nga data 9 shkurt 2009,
e deri në fund të këtij muaji, Këshilli i Lartë
i Drejtësisë do të jetë tërësisht i përfshirë
në analizat vjetore të veprimtarisë për 22
gjykata të Shkallës së Parë dhe 7 gjykata
të Apelit të Republikës, mbi bazën e një
axhende të miratuar në mbledhjen e djeshme.