Lesi: Do sjellim turistë rusë në plazhet Shqiptare, prioritet mjedisi i pastër
është hapja e një linje ajrore direkte Tiranë-Moskë. Prioritet tjetër për vitin 2010 do të jetë mjedisi i pastër. Lidhur me afrimin e turistëve Rusë Z. Ministri Lesi deklaroi ditën e djeshme se vendi ynë ka nevojë ti drejtohet tregut turistik rus. Sipas tij është një numër i pafundmë turistësh rusë që shkojnë në Turqi, Greqi dhe zona të tjera, të cilët shumë mirë mund të shtojnë numrin e vizitorëve dhe turistëve të huaj në Shqipëri. Po insistohet për një linjë ajrore direkte Moskë-Tiranë. Në lidhje ne këtë risi Z.v Ministri Lesi theksoi faktin se personalisht ai ishte i mendimit se turizëm pa mjedis të pastër nuk mund të ketë. Po mundohemi të bindim edhe institucionet sipër nesh që duhen masa represive ligjore ndaj shkelësve, që janë kryetarët e Bashkive dhe të komunave që marrin fonde nga pushteti qendror për mbajtjen pastër të zonave turistike dhe nuk i mbajnë, u shpreh Lesi. Ndërkohë ai shprehu mendimin e tij edhe për debatet më të fundit mes ministrisë që ai përfaqëson dhe Bashkisë së Tiranës për ndërtimet në sheshin Skënderbej. Sipas Lesit, sheshi u përket të gjithë shqiptarëve dhe duhet të ketë një vendimarrje të përbashkët të pushtetit qëndror dhe atij lokal.