E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tekstet e gjuhës me mangësi, specialistët propozojnë ndryshime

Drejtori i qendrës së studimeve Albanologjike Ardian Marashi shpjegon se tekstet aktuale me të cilat nxënësit e shkollave tetë vjeçare dhe ato te mesme mësojnë gjuhën shqipe dhe letërsinë lënë për të dëshiruar. Sipas Marashit fakti që këto lëndë bëhen në mënyrë të integruar pra në një tekst është pozitiv por për sa kohë teksti i integruar ka probleme në harmonizimin e dy lëndëve

së bashku atëherë ndoshta duhet gjetur një zgjidhje  për këtë problem. Marashi shton se për sa kohë që nuk kemi tekst të saktë gjuhe dhe letërsie, nuk mund të pretendojmë për një tekst të mirë të integruar. Këto përfundime Marashi i ka dhënë pas konferencës së djeshme nga specialistë të ndryshëm për arsimin. Pas përfundimit të takimit të djeshëm është dalë në përfundimin se do të hartohen në një draft i cili do të studiohet nga ministria e Arsimit dhe më pas do të nxirren dhe problemet dhe përfundimet nëse do të ndryshojë diçka.

Last Updated on E Marte, 13 Prill 2010 20:36

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›