Skandal/ Ekspertët mjeko-ligjorë shpallën të laureuarin me medalje ari, i lindur me defekte në tru
Historia e tij do të ishte një subjekt fantastik vetëm për një film hollivudian, me komiken dhe tragjiken brenda, por dhe protagonistët, në rastin konkret të vetëpropozuar si pjesë e këtij subjekti. Nga një laureat i medaljes së artë në gjimnazin Raqi Qirimxhi në Korçë, matura 1978,
i diplomuar rreth 25 vite më parë në Universitetin Politeknik të Tiranës në degën Elektronikë Industriale, inxhinier pranë Ndërmarrjes Energjitike Tec-Korçë-Maliq nga viti 1984-1991, inxhinier elektronik në disa kompani prestigjioze jugosllave EMI, ECO TOURS nga viti 1991-2001, zotërues i disa gjuhëve të huaja si dhe biznesmen i suksesshëm anëtar i Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë, vetëm para 1 viti do ta gjente veten i shpallur nga mjekësia ligjore, i lindur me defekte në tru, me diagnozë përkatëse malacia cerebrale.
Historia
E gjithë bota e Petar Marashit e ndërtuar me shumë mund në emigrim prej 15 vitesh, do të thërrmohej në sytë e tij si një kala prej rëre. Dhe kjo, falë mikut të tij Gjergji Tërova, të cilin duket se nuk e kishte njohur aq sa duhej. Nuk i kishte njohur aftësitë e tij për ta shkatërruar moralisht, madje deri në eliminim fizik. Historia e dhimbshme por dhe e mundimshme e Petar Marashit, e cila do të trajtohet për disa ditë në gazetën SOT, zë fill në dhjetor të vitit 2009, kur ai i propozon ish mikut të tij nga Korça arkitektit Gjergji Tërova, banues në Tiranë prej vitesh, bashkëpunim në biznes, përkatësisht në tregtimin e bitumit, blerja e të cilit do të bëhej në Selanik dhe pjesërisht në ARMO. Shitja, në Malin e Zi, Bosnjë Herzegovinë dhe Serbi, në sasira 500 tonë në muaj, 1 mijë tonë në muaj, 2 mijë tonë në muaj për periudhën janar-dhjetor 2009. Detyrimi si ortak i tij, ishte financimi i blerjes. Ndërsa Marashi do të garantonte shitjen me fitim maksimal në kompanitë e shteteve të sipërpëmendura me pagesa të garantuara nëpërmjet bankave. Kompanitë serioze si INTEGRAL, AUTO-MOTO-SAVES-kompani e mirëmbajtjes së rrugëve. U ra dakord që të niste bashkëpunimi dhe kapitali fillestar që do të investonte ortaku Gjergji Tërova, ishte 100 mijë euro. Fitimi i realizuar neto do të ishte 100 dollarë për ton. Firma e ortakut të Marashit, do të ishte shpk. KRIS & TONI. Pasi u mbyllën kontratat respektive të blerje-shitjes, ish ortaku i Marashit, Gjergji Tërova, meqenëse kishte jetuar prej vitesh në Selanik kontaktoi dhe gjeti firmën greke që do të bënte transportin e bitumit, nga Selaniku në destinacion. Cisternat greke do ti shoqëronte nga Kapshtica deri në Vorë të Tiranës, Gjergji Tërova. Ndërsa nga Tirana deri në Podgorisë-Bar- Beranë (qytetet të Malit të Zi) do ti shoqëronte ortaku tjetër Petar Marashi, deri në kthimin bosh në Vorë, Kapshticë.
Biznesi me ortakun
Filloi puna dhe u realizua shitja e 4 cisternave, 2 greke dhe 2 maqedonase, me rreth 100 tonë. Fitimi i realizuar do të ishte 10 mijë dollarë, i cili u nda përgjysmë mes dy ortakëve. Më datë 27 shkurt të vitit të shkuar, kur 50 vjeçari Marashi po kthehej nga Bari i Malit të Zi duke shoqëruar 2 cisterna greke boshe, ndalohet në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përkatësisht në Thumanë, nga policia rrugore. Ishte ora 23:45 e kësaj date, kur kundër të gjitha rregullave të qarkullimit rrugor, pa shenja dalluese të mirëfillta dhe në gjysmë errësirë, Marashi ndalon automjetin e tij tip Mercedes-Benz me targë TR 04 18 L, i cili i ishte dhënë për përdorim nga ortaku i tij, Gjergji Tërova, me pronare znj. Zh. Duro. Pasi i afrohen mjetit, policët kërkojnë menjëherë dokumentet, të cilat iu dorëzuan menjëherë nga Marash. Bashkë me dokumentet e sigurimit, ai u jep dhe patentën dhe lejen e qarkullimit. Policët u larguan drejt një hapësire të ndriçuar për të verifikuar dokumentet, por në çast do të ndodhte dhe ajo që për Marash, përveç rrezikut të jetës do ti kushtonte një luftë të vërtetë nervash nëpër institucionet shëndetësore, prokurori etj.
Aksidenti
Për tu kthyer tek momenti kur Marashi priste ti kthehej dokumentacioni, i ndaluar në mes të rrugës me makinë të fikur ashtu siç i ishte kërkuar nga policia rrugore, ai fatkeqësisht goditet rëndë nga cisterna greke DAF XF, me targë EKB 41 40/ P 32 010 me shofer Jorgos Koicis, që vinte pas tij. Drejtuesi grek i cisternës i cili mendohet të ketë qenë i përgjumur në ato momente, nuk e kishte vënë re bensin e ndaluar në mes të rrugës. Goditja do të ishte fatale, dhe sipas ekspertëve u konkludua në një goditje frontale nga mbrapa. Automjeti i ndaluar në të cilin ndodhej Marashi, do të fluturonte rreth 20 metra, duke goditur për herë të dytë në krahun e kundërt (të majtë) kolonën metalike të karburant Kastratit, i cili ndodhet aty. Policët rrugorë e nxorën nga makina 50 vjeçarin Marashi me vështirësi dhe pasi lajmëruan një autombulancë, nga spitali i Fushë Krjuës, e transportuan për ndihmë të parë. Nga goditja e gjoksit të zotit Marashi, timoni i mercedesit pësoi një deformim rreth 14 centimetra, duke goditur me kokë pjesën e radiatorit ku del ajër i ngrohtë. Atje, atij iu thyen dhe dhëmbët. Pas ndihmës së shpejtë në spitalin e Fushë Krjuës, i plagosuri Marashi u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Laprakë. Aty u shtrua i shoqëruar nga policia me statusin aksident automobilistik Konfuzion Toraksal, ku rreth 1 ditë iu bë rob grafi toraksi, analiza gjak-urinë, EKO Abduminal dhe mjekimi përkatës për dëmtimet e pësuara gjatë aksidentit. Teksa ndodhej në Ushtarak, Marashi telefonoi mikun dhe ortakun e tij Gjergji Tërovën për ti treguar mbi aksidentin si dhe për ta ndihmuar në pajisjet sanitare që i nevojiteshin në spital. Gjithashtu, Marashi ishte dhe në merak për vajzën e tij 13 vjeçare, e cila ishte e vetme në shtëpi. Megjithëse Marashi kishte dhe një vajzë 23 vjeçare, në momentin kur ndodhi aksidenti i të atit, ajo kurohej prej ditësh në Ushtarak për trompozë, kurim i cili zgjati edhe pas aksidentit. Por megjithëse Marashi priste që në ato momente miku i tij Tërova të ishte pranë tij, ai jo vetëm nuk iu gjend pranë në spital, por as tek e bija e vetme në banesë. Ky ishte dhe shkaku që zoti Marash kërkoi mjekim ambulant, sepse ka statusin i divorcuar dhe vajzat jetojnë me të.
Kurimi
Meqenëse dyshohej për trompozë, Marashi iu drejtua Sanatoriumit, ku u kurua për 14 ditë rresht me Fragmim. Ndërkohë, u kurua dhe për Hematoraks (ujë-gjak në mushkri). Më pas iu drejtua dhe kirurgut maksi facal, ku i diagnostikua me profesionalizëm nga doktorët përkatës. Gjatë kësaj kohe, filluan simptomat e diagnozës malaria-cerebrale, si rezultat i goditjes së kokës gjatë aksidentit. Vetëm 3 ditë pas aksidentit, pra më datë 2 mars të vitit 2009, shoferi grek pasi bëri deklarimin tek noteri me përkthyesin respektiv, deklaroi fajësinë e tij dhe i vajti për vizitë Petar Marashit, ku i shkroi të gjitha adresat e kontaktit dhe premtoi që do ti siguronte asistencë për ilaçet dhe për kurimin e dhëmbëve të thyera. Marashi, meqenëse e konsideronte dhe vazhdon ta konsiderojë mik dhe bashkëpunëtor të mirë, i tha që nuk do të penalizohej nga policia shqiptare, sepse për hir të së vërtetës ishin rreth 2 mijë tonë bitum që kompania e tij do ti transportonte për muajin mars 2009 nga Selaniku për në Podgoricë. Këtu do të fillonte odiseja e mashtrimeve të njëpasnjëshme nga ish ortaku i Petar Marashit, Gjergji Tërova, i cili pa asnjë lloj të drejte kërkoi të merrte të gjithë siguracionin fizik që do të paguante kompania greke në vlerën 500 mijë euro.
Falsifikimet e ortakut për të përfituar siguracionin grek
Në momentin kur Petar Marashi u aksidentua, miku i tij Gjergji Tërova ishte në shtëpi pranë të afërmve të tij, megjithatë nuk hezitoi ta paraqiste veten si prezent aksident, vetëm për të përfituar padrejtësisht 500 mijë euroshin e kompanisë greke si siguracion. E para gjë që bën Tërova, do të ishte heqj