E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesi: Kriza, gati të jem negociator mes PD-PS

Kryetari i Lidhjes Demokristiane, Nikollë Lesi, u ofrua ditën e djeshme për të bërë rolin e negociatorit mes Partisë Socialiste dhe mazhorancës, për gjetjen e një kompromisi për situatën politike të krijuar në vend. Zëvendësministri i Turizmit, Lesi, i cili është edhe kryetari i partisë e cila aktualisht është në koalicion me Partinë Demokratike, theksoi se ishte e udhës që ndasitë mes palëve të merrnin fund për të mirën e vendit. Duke shprehur dje nevojën e përfshirjes së specialistëve të PS-së në hartimin e strategjisë kombëtare të turizmit, Lesi u shpreh se ai ishte i gatshëm edhe për të negociuar më tej sektorit të turizmit. "Posti im është post politik dhe jam kryetar i LDK, Nëse ndiej dhe nuhas se kanë nevojë palët për negociator, PD dhe PS, jam po i gatshëm që në këtë kuadër të shkoj nëse më presin në zyrat e PS për mendimet e tyre për turizmin, jam i gatshëm të bëj negociatorin për kompromisin e madh, sepse ky vend mori pyetësorin për në BE. Pra, një rrugë e dy punë mund të bëhen", tha Lesi në një konferencë për shtyp. Sipas tij, negociatat dhe bashkëpunimi i palëve ishte i nevojshëm në një situatë kur vendi është më afër se kurrë integrimit në Bashkimin Europian dhe në liberalizimit të vizave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›