E Diel, 1 Nëntor 2026

“Opozita të kthehet në Parlament, të mos bllokojë integrimin e Shqipërisë”

Ndërkombëtarët përsërisin apelin. Reagon OSBE-ja, Britania e Madhe dhe HolandaShtohen zërat e ndërkombëtarëve për një dialog politik mes mazhorancës dhe opozitës dhe rëndësinë e kthimit të kësaj të fundit në parlament për të mos bllokuar integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Sipas zëvendës ambasadores së Britanisë së Madhe në Tiranë Elisabet Evans tashmë Shqipëria ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme.“Muajin e shkuar, Këshilli Europian e ftoi Komision Europian të dorëzojë një opinion për gatishmërinë e Shqipërisë si vend kandidat, një hap i rëndësishëm dhe pozitiv për Shqipërinë dhe pikë fillesa për një proces intensiv dhe të detajuar rishikimi të gatishmërisë së Shqipërisë për fazën tjetër në rrugën e saj drejt integrimit eventual në BE. Ky rishikim do të fokusohet në progresin e Shqipërisë në plotësimin e kritereve themelore të demokracisë Europiane përcaktuar në kriteret e Kopenhagenit. Ai fillon me pyetësorin që Ambasadori i Komisionit Europian i dorëzoi të mërkurën kryeministrit Berisha. Dialogu dhe debati konstruktiv politik është padyshim një kërkesë kyçe një Parlament aktiv dhe dinamik është elementi qendror i çdo demokracie dhe historia nuk tregohet e butë me politikanët e sotëm të të gjitha partive, nëse vështirësitë aktuale në parlament lejohen të nxjerrin nga binarët progresin drejt integrimit në BE”, u shpreh ajo.Më tej diplomatja britanike ka rikonfirmuar mbështetjen e Britanisë ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërkohë që është shprehur se Britania e Madhe do të ndihmojë Shqipërinë edhe nëpërmjet projekteve në fusha të ndryshme.Këtë deklaratë diplomatja britanike e bëri gjatë një konference në Rektoratin e Universitetit të Tiranës për historikun e marrëdhënieve mes Britanisë së madhe dhe Shqipërisë të organizuar nga Departamenti i Historisë.Ndërkaq, përmes një tryeze për pjesëmarrjen e grave në politikë, Ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Bosch, por dhe ai holandez, Hank Van Den Belt, kanë deklaruar dhe njëherë se politika shqiptare duhet të ulë replikat. Sipas tyre, gjetja e dialogut parlamentar është premisa më e mirë për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Në këtë drejtim, ata i bënë thirrje palës opozitare që të gjejë rrugën e kompromisit dhe t’i drejtohet sallës së kuvendit, për të kontribuuar në procesin e reformave. Më specifik në deklarim ishte ambasadori holandez, i cili i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të vijojë kursin e reformave, ndërsa opozitës apelin për të rinisur rrugën parlamentare. Ndërsa nga ana tjetër, shefi i sektorit të politikave dhe ekonominë pranë Komisionit Europian në Tiranë, Tomas von Handel, duke deklaruar se politika duhet të gjejë shumë shpejt gjuhën e përbashkët, u shpreh se në fund të 2010-ës, Komisioni Europian në Tiranë do të japë mendimin e tij pranë KE-së për sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë. Sipas Handel gota për Shqipërinë është gjysmë bosh, por ajo zmadhohet dhe si e tillë rriten edhe kërkesat. Zyrtari i lartë i KE apeloi për dialog parlamentar dhe trajtimin me seriozitet të çështjeve që kërkon Komisioni Evropian.“Në fund të vitit të ardhshëm KE do të paraqesë mendimin e tij vendeve anëtarë për gatishmërinë e Shqipërisë për t’u bërë vend kandidat i BE-së. Gota është e mbushur gjysmë bosh, por ajo vijon të zmadhohet dhe kërkesat e pritshmëria jonë shtohet. Ne shpresojmë që pyetësori të marrë përgjigjet e duhura”, u shpreh ai.L.Q...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›