E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha merr në Kopenhagën mbështetjen e kryeministrave të BE, për integrimin

Kryeministri, i ftuar në darkën mbretërore të shtruar nga Mbretëresha e Danimarkës Margrethe IINë ditën e dytë të vizitës së tij në Danimarkë, kryeministri Sali Berisha ka pasur rastin të takojë disa nga kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, prej të cilëve ka marrë garanci të plotë për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Në të gjitha takimet kryeministri Berisha i ka njohur bashkëbiseduesit e tij, me ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Në të gjitha këto takime unë kam diskutuar me krerët e delegacioneve të vendeve europiane procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe kam garantuar mbështetje të plotë në këtë proces. Sikundër, kam diskutuar marrëdhëniet bilaterale dhe intensifikimin e tyre. Kam ftuar bashkëbiseduesit e mi të vizitojnë Shqipërinë, ftesë kjo e pranuar gjerësisht me kënaqësi”, deklaroi kryeministri, pas pritjes së organizuar nga Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II, për nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të pranishëm në Samitin për Klimën, në Kopenhagën.Gjatë pritjes dhe gjatë darkës, kryeministri i vendit Sali Berisha shfrytëzoi rastin për të zhvilluar biseda me liderët më të mëdhenj të botës, me Presidentin e Francës Nicola Sarkozi, Kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidentin e Komisionit Evropian José Manuel Barroso, Presidentin e Parlamentit Evropian Busek, Presidentin e Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva, Presidentin e Meksikës Felipe Calderón, Presidentin e Kolumbisë Álvaro Uribe Vélez, Presidentin e Serbisë Boris Tadiç, Presidentin e Senegalit Abdoulaye Wade, Kryeministrin e Japonisë Yukio Hatoyama, Kryeministrin e Kanadasë Stephen Harper, Kryeministrin e Norvegjisë Jens Stoltenberg, Kryeministrin e Spanjës José Luis Rodríguez Zapatero, Kryeministrin e Hollandës Jan Peter Balkenende, Kryeministrin e Luksemburgut Jean-Claude JUNCKER, Kryeministrin e Suedisë Fredrik Reinfeldt, Kryeministrin e Australisë Kevin Rudd, Kancelarin e Austrisë Werner Faymann, Kryeministrin e Maltës Lawrence Gonzi,, Kryeministrin e Letonisë Valdi Dombrovskis, Kryeministrin e Estonisë Andrus Ansip, Kryeministrin e Kuvajtit Sheikh Nasser Al-Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah, Kryeministrin e Zelandës së Re John Phillip Key, Kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong dhe Kryeministrin e Malajzisë Najib Tun Razak.Në këto biseda Kryeministri Berisha diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për përpjekjet e Shqipërisë për të përballuar pasojat e ndryshimit të klimës dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për zhvillimin e të gjithë potencialeve të saj për energji të rinovueshme. Gjatë takimeve, kryeministri Berisha përsëriti ftesën për bashkëbiseduesit e tij për të vizituar Shqipërinë.Në të gjitha këto takime u diskutua gjithashtu edhe për zhvillimet ekonomike në vend. Kryeministri Berisha i njohu bashkëbiseduesit me gjendjen solide të ekonomisë shqiptare, si një ekonomi me një rritje rreth 5 për qind, me stabilitet të plotë makroekonomik, me deficit buxhetor 3.9 për qind, rritje të madhe të investimeve, zhvillimin e turizmit dhe stabilitetin e sistemit bankar në vend. Në këto biseda të ngrohta, Kryeministri Berisha mori mbështetje të plotë për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me këto vende mike, si dhe mori mbështetje nga të gjithë Kryeministrat e vendeve anëtareve të Bashkimit Evropian për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.Presidenti i Francës Sarkozy, Kancelarja gjermane Merkel, Sekretarja e Shtetit Klinton, Kryeministri i Japonisë Hatoyama, Kryeministri i Belgjikës Yves Leterme, Kryeministri i Kanadasë Harper, Kryeministri i Norvegjisë Stoltenberg dhe kryeministrat e vendeve të tjera mike e siguruan Kryeministrin Berisha se do të vizitojnë Shqipërinë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›