Lesi: Të ndihmojmë bujqësinë me investime
Nga Bregu i Matit në Lezhë, Nikoll Lesi, kryetari i Lidhjes Demokristiane Shqiptare, parti e cila deklaron se nuk ka asnjë lidhje me partinë e Ndokës, deklaroi se do të kërkojë një politikë të re në favor të bujqësisë, duke përdorur investimet dhe dhënien e kredive pa interes për 30 vjet për të zhvilluar fshatin. Lesi tha se do të jetë kritik ndaj qeverisë së re nëse e vonon këtë projekt zhvillimi për fshatin. Menjëherë pas miratimit të qeverisë së re, LDK do të kërkojë nëpërmjet deputetëve të saj në Kuvend një seancë pyetjesh me ministrin e ri të Bujqësisë për t‘u njohur me politikën e re për bujqësinë dhe do të japë edhe pjesë të programit të saj në favor të bujqësisë. Ndër të tjera, Lesi theksoi se pa një bujqësi të zhvilluar nuk mund të këtë as edhe sektorët e tjerë të ekonomisë që të njohin progres.