Rama i dhuron çelësin e Tiranës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, priti dje Kryeministrin turk, Taip Erdogan, në një takim i cili u zhvillua në frymën e një mirëkuptimi të plotë dhe miqësor. Pas përshëndetjeve të rastit, kryebashkiaku Rama i ka dhuruar Kryeministrit turk, "Çelësin" e kryeqytetit, si një vlerësim që kryetari i Bashkisë rezervon për njerëz të shquar, vizitorë të nderuar të Tiranës. Fillimisht, Kryeministri turk i uroi suksese Z. Rama në zgjedhjet e 28 qershorit. Z. Erdogan konstatoi me kënaqësi transformimin serioz dhe imazhin pozitiv të kryeqytetit shqiptar, ku pa dyshim vlerësoi arritjet dhe punën e Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit.